RMV do të shpenzojë mbi 3 milion euro për blerjen e hapësirës në selinë e NATO-s

Në seancën e 151-të, Qeveria diskutoi për blerjen e hapësirave për vendosjen e misionit të RMV-së në selinë e NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Në kumtesën e Qeverisë, sqarohen procedurat dhe harxhime që do të realizohen nga Ministria e Financave, fillimisht përmes ribalancit të Buxhetit për këtë vit.

“Me propozim të Ministrisë së punëve të jashtme, qeveria e detyroi Ministrinë e financave që me ribalancin e buxhetit për vitin 2019 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 3.116.000 euro, prej të cilave 2.316.000 euro për pagesë të njëfishtë ndaj NATO-s në emër të blerjes së hapësirave për Misionin e RMV-së pranë NATO-s, ndërsa 800.000 euro për adaptime për pagesë në këste, me ç’rast me buxhetin e ri për vitin 2020 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 500.000 eurove për përfundim të pagesës në emër të adaptimeve, si dhe 120.000 euro për shpenzime komunale për vitin 2020, përfshirë edhe 7.000 euro për shpenzime për mirëmbajtje të pajisjes së TI-së për vitin 2020”, deklaroi kabineti qeveritar.

Qeveria e detyroi Ministrinë e financave gjatë planifikimit të mjeteve buxhetore t’i ketë parasysh edhe obligimet e institucioneve nga vendi të cilat janë pjesëmarrëse në Misionin e RMV-së pranë NATO-s në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button