Nëntëvjeçari nga Nigeria deri më tani ka krijuar mbi 30 loja për smartphone

Bazil Okpara Jr. është një fëmijë nga Lagosi i Nigerisë, i cili një kohë të gjatë të ditës punon në laptop. Ky 9 vjeçar krijon lojëra për mobil, duke shfrytëzuar aplikacionin falas për programim, Scratch 2.

Ky program i mundëson përdoruesit të krijojë lojëra, animacione dhe produkte tjera vizuale. Deri më tani, Bazil duke shfrytëzuar edhe këtë aplikacion ka bërë mbi 30 lojëra për telefonat mobil.

“Kam mësuar të krijoj loja në kamp, ndërsa tash i bëj kur jam i mërzitur”, deklarohet Bazil, i cili dëshiron të bëhet shkencëtar. Ai mori pjesë në një kamp pesëditor në Codefest International, kamp që ka synim fëmijët nga 5 vjet deri 15 vjet, të kenë qasje në teknologjinë robotike.

Bazil Okpara Senio, është prindi i tij, i cili tregon se djali është rritur duke luajtur lojëra në mobil, duke i blerë një tablet që në moshën 4 vjeçare.

“I kam blerë tablet kur ishte katër vjeçar, pasi vazhdimisht e merrte telefonim për të luajtur. Më së shumti luante Candy Crush dhe Temple Run”, deklaroi prindi i tij.

Që në moshën shtatë vjeçare, ai ndërpreu luajtjen e lojërave, për të filluar me krijimin e tyre, pas iu qortua nga prindi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button