Të enjten vendoset për shkarkimin e prokurores Katica Janeva

Këshilli i prokurorëve publik (KPP), pas një seance që zgjati më shumë se shtatë orë, nuk arriti të marrë vendim për shkarkimin  e prokurores speciale në paraburgim, Katica Janeva.

Materiali i rastit “Reket”, ku e dyshuar e tretë është Katica Janeva, u shqyrtua sot në seancën e KPP-së. Ky raport u hartua nga shefja e Prokurorisë për krimi të organizuar, Vilma Ruskoska.

Kryetari i KPP-së, Kole Shterjev deklaroi se të enjten paradite do të sillet vendim nëse ata do të fillojnë procedurën për shkarkimin e Katica Janevës.

“Ne, sot deri në këtë moment erdhëm në gjendje në të cilën i shqyrtuam, studiuam, analizuam të gjitha materialet dhe vlerësuam se për sot është e mjaftueshme. Të enjten në orën 10 vazhdojmë me seancën dhe Këshilli do të vendosë, do të sjellë vendim përkatës dhe po të njëjtën ditë do të njoftoheni. Ky vendim duhet të përgatitet mirë pasi do të shkojë në Kuvend dhe për këto arsye nuk mundemi tani në kushte të tilla, gjithë ditën në punë, të lëshohemi dhe të sjellim vendim përnjëherë”, tha Shterjev.

Gjithashtu akoma nuk është përcaktuar se a do të mundet të ketë Janeva ushtruesin detyre.

Përkujtojmë se Janeva kishte paraqitur dorëheqjen me 15 korrik, ndërsa mandati i saj mbaron me 15 shtator.

LEXO: Shkarkimi e zëvëndësimi i Katica Janevës dhe fati i PSP-së, pas rastit “Reket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button