Sot spektakël futsalli në “Kale”, KFV Shkupi të gatshëm për Evropë (FOTO+VIDEO)

Klubi i futbollit të vogël, KFV Shkupi sot do të fillojë rrugën drejt Evropës, duke zhvilluar ndeshjet për kualifikimin në Ligën e kampionëve për futsall, transmeton Portalb.mk.

Shorti në Nion të Zvicrës, kishte përcaktuar si kundërshtar të Shkupit në grupin B këto ekipe: Lokomotivën (Letoni), Cardifin (Uells) dhe Encampin (Andorë). Te ekipi i fundit bën pjesë edhe legjenda Havier Saviola, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në Barcelonë dhe Real Madrid.

Të gjithë ndeshjet do të luhen në Shkup, në sallën e sporteve “Kale”. Këto janë ndeshjet e ekipit nikoqir në këtë garë kualifikuese:

Sot, ora 20:00 Futsal Shkupi – Cardiff
29 gusht, ora 20:00 Futsal Shkupi – Encamp
31 gusht, ora 20:00 Futsal Shkupi – Lokomotiv Duagavpils

Ekipi i futsallës Tirana do të jetë në grupin A me ekipet: Kampuksen Dinamo (Finlandë), Toulon Elite (Francë) dhe SMS Viimsi (Estoni).

Biletat për këto ndeshje, çmimi i të cilave është 100 denar, janë në shitje, dhe mund të gjenden tani vetëm në hyrjen e sallës.

Një ditë para ndeshjeve, trajneri i KFV Shkupi, Zoran Lekiq ishte në konferencë para gazetarëve.

“Si nikoqir ne jemi një nga favoritët e këtij grupi. Duke shikuar situatën, pasi në këto para-eliminatore luajnë ekipe të forta, ne në ekip sollëm lojtar cilësor që janë dëshmuar në futsallin vendor. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë verë e kemi marrë punën me seriozitet më të madh dhe kemi punuar në mënyrën më të mirë të mundshme, të kalojmë këtë raund dhe ta arrijmë suksesin më të madh të Futsal Shkupit”, tha trajneri Lekiq.

Në konferencë foli edhe kapiteni i këtij ekipi, portieri Berat Jakupi.

“Ne si klub tashmë një muaj e gjysmë jemi duke u përgatitur për Ligën e Kampionëve dhe i dimë skuadrat me të cilat do të luajmë. Ne e kemi vetëm një qëllim, qëllimi ynë është që ti kalojmë këto grupet dhe të arrijmë sa më lartë. Besoj në fitore në çdo ndeshje, do futemi ndeshje pas ndeshje dhe besoj se në fund do i’a arrijmë qëllimit” – u shpreh kapiteni Jakupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button