Haziri: Opsionin e parë, të dytë dhe të tretë e kemi me Vetëvendosjen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se me partinë e Albin Kurtit momentalisht janë më të përafërt për të bërë koalicione.

Ai ka treguar se për këtë opsion pajtohen edhe shumica në partinë e tij, në qoftë se do të vinte puna tek bërja e një koalicioni.

“Opsionin e parë, të dytë e të tretë e kemi me Vetëvendosjen. Biseda kanë qenë të orientuara potencialisht në bashkëpunimin me një subjekt politik dhe shumica e madhe e mirëpresin një bashkëpunim me Vetëvendosjen, por duke ruajtur interesin tonë dhe LDK-ja të jetë si parti kryesore në atë partneritet”.

“Nuk është biseduar për postin e kryeministrit”.

“LDK për pozitat e nxanuna rezervohet të flasë”, u shpreh Haziri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button