RMV nikoqire e konferencës së NATO-s për informacion dhe komunikim

Ne seancën e 151-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u informua nga Ministria e mbrojtjes se RMV është nominuar për të qenë nikoqir i konferencës së NATO-s për informacion dhe komunikim, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë seancë, Ministria e Mbrojtjes informoi se vendi jonë është nominuar për të qenë nikoqir i konferencës për informacion dhe komunikim, që organizohet nga NATO në vitin 2020”, thuhet nga qeveria.

Kjo konferencë është një nga ngjarjet më të mëdha gjatë vitit që e organizon NATO. Kjo sipas qeverisë, është një shenjë e mirë që tregon për reputacionin që e ka RMV si një shtet i ardhshëm anëtar i NATO-s.

“Derisa organizohet konferenca në Maqedoninë e veriut në vitin 2020, krahas asaj se ngjarja do të sponsorizohet nga NATO, ajo do të jetë një kontribut i rëndësishëm në komunikimin strategjik ndërmjet NATO-s dhe vendit tonë”, deklarohen nga qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button