4 shenjat që tregojnë se do të ndahesh nga partneri, por nuk ke kurajën ta bësh

Marrëdhëniet janë të vështira për t’u mbajtur, disa shkojnë deri në fund dhe të tjera dështojnë, pavarësisht se si sillen dy personat në çift. Ne gratë posaçërisht kemi tendencën të mbajmë një marrëdhënie që na bën të pakënaqura vetëm sepse nuk gjejmë guximin ta mbyllim atë, transmeton Revista Class.

Nëse mendoni se e gjeni veten në këtë situatë, duhet të dini disa shenja që e tregojnë atë. Nëse të paktën tre prej tyre korrespondojnë me ju, atëherë është koha për të biseduar me personin pranë jush.

Ju preferoni të kaloni kohën tuaj vetëm

Kur dy njerëz janë të dashuruar, ata kanë tendencë të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur tek njëri-tjetri dhe janë të lumtur që e bëjnë këtë. Por kur njëri prej dy partnerëve fillon të jetë më i largët dhe fillon të preferojë kohën që ai kalon vetëm, është një sinjal i qartë se diçka nuk po shkon mirë në marrëdhënie.

Ju nuk kujdeseni më për të ardhmen bashkë

Kur ka dashuri, qëllimi kryesor i dy partnerëve është që marrëdhënia të zgjasë sa më gjatë. Ju gjithmonë doni të planifikoni të ardhmen së bashku, të bëni plane dhe të mendoni për krijimin e një familjeje. Këto mendime vijnë kryesisht nga gratë dhe nëse nuk mendoni më për të, do të thotë që ai nuk është personi me të cilin dëshironi të ndani të ardhmen tuaj.

Ju nuk dëshironi të bëni plane

Kjo është një tjetër shenjë që tregon se nuk dëshiron më të jesh me personin që ke pranë. Ju nuk shihni më një të ardhme me të, aq sa nuk mendoni më për të ardhmen së bashku, nuk planifikoni më dhe nuk i organizoni më ditët me të.

Ke interes për njerëz të tjerë

Ky sinjal i fundit është ai më i qartë. Nëse jeni i dashuruar, nuk ju intereson njeri tjetër, por njeriu pranë jush. Por nëse filloni të shikoni përreth, për tu tërhequr nga burrat e tjerë, me siguri nuk jeni më të dashuruara. Kur ka dashuri, ne nuk mund të gjejmë lumturi dhe paqe diku tjetër nëse jo në krahët e personit që e duam. Nëse këto shenja pasqyrojnë situatën tuaj, përpiquni të merrni një vendim, bisedoni me partnerin tuaj dhe mos e fajësoni atë. Dashuria jo gjithmonë është e destinuar të zgjasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button