U kap kampionia e botës me doping

Ish-atletja, kampionia e botës Marina Arzamasova është pezulluar përkohësisht për doping pasi rezultoi pozitive ndaj substancave që janë të njohur për bodibillderët, transmeton Anadolu Agency.

Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) sot deklaroi se ka njoftuar atleten bjelloruse 31-vjeçaren Arzamasova për vendimin, një muaj para Kampionatit Botëror në Doha, Katar.

AIU tha se çështja e Arzamasova-s përfshin LGD-4033, i njohur më mirë si Ligandrol. Ilaçi ka qenë në prova klinike për të trajtuar kushtet e humbjes së masës së muskujve. Raportohet se bodibillderët e përdorin për ndërtimin e masës muskulore me më pak efekte anësore sesa steroidet.

Arzamasova fitoi titullin e kampiones në 800 metra në vitin 2015 në Pekin ndërsa një vit më parë u bë kampione e Evropës. Në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në vitin 2016 në Brazil mori pozitën e shtatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button