Takimi Putin-Erdogan: Marrëveshje për eliminimin e terroristëve dhe për hapat që duhet të hidhen

Erdoğan: Që nga maji në sulmet e regjimit në Idlib kanë humbur jetën mbi 500 njerëz të pafajshëm, u plagosën mbi 1.200 civilë.

Erdoğan: (Në Idlib) Nuk është e pranueshme që regjimi të vrasë civilët nga toka dhe ajri nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit.

Erdoğan: Përgjegjësitë që na takojnë me Marrëveshjen e Soçit mund t’i përmbushim vetëm nëse u jepet fund sulmeve të regjimit.

Erdoğan: (Sulmet e regjimit) Na kanë shtyrë të mbrohemi, veçanërisht përgjatë kufijve tanë dhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm në situata të nevojshme

Erdoğan: Qëllimi ynë është të ndalojmë gjakderdhjen dhe të arrijmë atmosferë të paqes që fqinji ynë Siria e ka dëshiruar për 8 vjet.

Erdoğan: Dëshirojmë që organizata terroriste në Munbixh të braktisë rajonin në drejtim të lindjes, të mbahet fjala për zonë të sigurt.

Erdoğan: Ne dëshirojmë të vazhdojmë solidaritetin tonë në shumë fusha të industrisë së mbrojtjes. Kjo mund të bëhet në avionët e pasagjerëve dhe ato luftarakë. E gjithë çështja është fryma e solidaritetit.

Putin: “Marrëdhëniet e Rusisë dhe Turqisë zhvillohen mbi miqësinë, respektin e ndërsjellë dhe interesat”.

Putin: Rusia dhe Turqia vazhdojnë të punojnë me efikasitet në formatin e Astana-s i cili është procesi më efikas në zgjidhjen e krizës siriane.

Putin: Me presidentin e Turqisë kemi arritur një marrëveshje për eliminimin e terroristëve në Idlib dhe për hapat që duhet të hidhen.

Putin: Ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Idlib, me Turqinë ne kemi përcaktuar kornizën për masa shtesë për eliminimin e terroristëve.

Putin: Krijimi i një zone të sigurt në kufirin jugor të Turqisë, është një hap pozitiv në drejtim të integritetit territorial të Sirisë.

Putin: Ne e kuptojmë shumë mirë ndjeshmërinë e Turqisë. Ajo duhet të garantojë sigurinë në kufijt e saj, kjo është një e drejtë legjitime e Turqisë.

Putin: Në lidhje me avionin Su-35 mund të zhvillohen punime të përbashkëta. Gjithashtu mund të bëhet bashkëpunim edhe për Su-57. Kemi shumë mundësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button