Tetovë: Veturat e vjetra ende në trotuare, komuna premton sërish

Komuna e Tetovës ende nuk i ka larguar veturat e vjetra që me vite të tëra bllokojnë hapësirat publike. E njëjta, më 1 gusht tha se do paraqitet si temë në mbledhjen koordinative dhe do ndërmerret diçka në lidhje me to, por veturat ende janë në të njëjtin vend. Nga Komuna arsyetohen se nuk ka pasur aksion shkaku i pushimeve dhe sërish premtojnë se do ndërmerret diçka në shtator, transmeton Portalb.mk.

Ndonëse pika e 15 e nenit 5 të Ligjit për veprimtari komunale obligon komunën që të largojë veturat e vjetra nga hapësirat publike, të njëjtat janë të shpërndara kudo nëpër qytetin e Tetovës. Disa prej tyre madje kanë ngecur mes drunjve që janë rritur me kohën. Shumica e veturave janë në pronësi të burgut apo gjyqit të Tetovës.

Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë
Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë

Ndonëse edhe para një muaji u deklaruan njësoj, nga komuna edhe këtë herë thonë se kjo çështje do të zgjidhet në shtator.

“Jo s’ka pasur aksion shkaku i pushimeve. Në shtator SPB bashkë me inspektoriatin do dalin në terren do i largojnë të gjitha”, thonë nga komuna.

Në lidhje me këtë problem, Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” disa muaj më parë filloi fushatë ku i publikonte fotografitë e veturave të vjetra nëpër qytetin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button