Rasti “Reket”, Ruskoska: Kamçevi nuk ka përmendur emra politikanësh në dëshminë e tij

Në dëshminë e biznesmenit Orce Kamçev nuk përmenden emra politikanësh, përveç kryeministrit Zoran Zaev, se e ka paraqitur rastin, tha prokurorja Vilma Ruskoska, pasi doli nga Këshilli i Prokurorëve ku është mbajtur mbledhja në të cilën është diskutuar nëse do të niset procedurën për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reketi”, njofton Portalb.mk.

LEXO: Zaev: Padi për shpifje ndaj gazetarëve që më përfshijnë në “Reket”
LEXO: Shekerinska dhe Remenska paralajmëruan padi për njërin portal në RMV për “Reket”
LEXO: Dimitrov: Për herë të parë në jetë, do të padis këtë portal për shpifje në rastin “Reket”

Në lidhje me procesverbalin i cili ka dalë në opinion, ajo ishte decide se pas mbarimit të hetimit do t’u jepet transkript për hetimin edhe mbrojtjes së të dyshuarve.

Ruskoska deklaroi se anëtarëve të Këshillit u ka prezantuar disa prej dëshmive, deklaratave të dëshmitarëve dhe procesverbalin e orce kamçevit.

E pyetur nëse përsëri do ta ftojnë në dëgjim Bojan Jovanovski (Boki 13), ajo tha se tani për tani nuk ka nevojë.

Ruskoska ishte decide se po punohet në mënyrë intensive në hetimin financiar për “Reket”.

E pyetur nëse Katica Janeva do të kërkojë paraburgim shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore, Ruskoska tha se nuk është e njoftuar me këtë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button