I shkoi huq tentativa për kryeministër Matteo Salvinit

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini la të dështojë koalicioni qeverisës për t’u bërë vetë kryeministër. Por duket se vendi po shkon drejt një aleancë të Lëvizjes së 5 Yjeve me socialdemokratët. Pa Salvinin.

“Kam besim, se mund të arrijmë një ujdi, jemi në rrugën e duhur”, tha kryetari i partisë opozitare socialdemokrate, Nicola Zingaretti pas një takimi me kreun e Lëvizjes së 5 Yjeve, Luigi di Maio. Të hënën në mbrëmje të dy krerët e partive u takuan bashkë me kryeministrin në detyrë të Italisë, Giuseppe Conti, raportohet nga Roma, shkruan DW.

Jo veto

Lëvizja 5 Yjet dhe PD socialdemokrate, që për një kohë të gjatë kishin marrëdhënie të vështira, janë afruar së fundmi me hapa të mëdha. Dallime ka pasur së fundmi, në çështjen, nëse Conte duhet të mbetet kreu i një qeverie të ardhshme. Socialdemokratët kanë bërë të ditur, se do të ishin të gatshëm për kompromis. “Nuk ka veto. Ne duam të flasim për politikë”, tha kreu i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Andrea Marcucci.

Aleanca e deritanishme e Ligës së djathtë nacionaliste e ministrit Matteo Salvini me 5 Yjet u shpërbë në fillim të muajit. Një votë mosbesimi e Salvinit dështoi për shkak të mosmbështetjes nga 5 Yjet dhe socialdemokratët në senat, por kryeministri, Conte dha dorëheqjen.

Mattarella jep më shumë kohë

Tani është në dorën e presidentit italian, Sergio Mattarella kërkimi i një qeverie të re. Ai e zgjati afatin për krijimin e një koalicioni deri të mërkurën. Nëse konsultimet përfundojnë pa sukses, atëherë Italia ma gjasa në nëntor do të zhvillonte sërish zgjedhje të reja parlamentare. Sipas sondazheve, Lega do të bëhej forca më e fuqishme politike, dhe kreu i saj, Salvini kryeministër i Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button