“Reket”, “Reket”, ndaloni më me këtë aferë, kërkoi Kiracovski nga deputetët e VMRO-së, ku më pas Kuzmanovska i tha të ulet dhe të heshtë

Deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski në seancën e sotme, në replikë ndaj deputes së VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska, ka kërkuar që të ndërpriten të komentohet për rastin “Reket”. Në seancë po diskutohet për përzgjedhjen e ministrave të rinj në qeveri.

“Ndërpriteni më atë aferë. ‘Reket, ‘Reket’! Ua them se për herë të parë lufta kundër korrupsionit në këtë shtet fillon nga njeriu i parë në pushtetin ekzekutiv, Zoran Zaev, për dallim prej kohës kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet”, ka thënë Kiracovski, shkruan Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Pas kësaj Kuzmanovska doli në foltore.

“Më së paku i thirru për të folur për rastin “Reket”  jeni ju kolegë. Për shkak dinjitetit të deputetëve, nuk tregoj në cilin grup ju bëni pjesë në këtë aferë që po e dridh pushtetin. Këshilla ime është që kur të përmendet ‘Reket’ të uleni dhe të heshtni aty’”, i tha Kuzmanovska, bashkëqytetarit nga Manastiri, deputetit Kiracovski.

Pas saj për replikë doli edhe deputeti Samka Ibraimovski.

“Nga ju kolege së paku prita tortë të qerasni për ditëlindjen e liderit tuaj që iku në Budapest. Mos u merakosni për buxhetin, është duke punuar si orë zvicerane”, tha Ibraimovski.

Ndryshe, Kuvendi vazhdon sot seancën e 110-të për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë, dy ministra dhe tre zëvendësministra, e cila u ndërpre mbrëmë vonë pas debatit disaorësh.

Në ora 22:30 dje ka përfunduar seanca plenare, në rend dite të së cilës ishte votimi i ministrave dhe zëvendësministrave të rinj të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Diskutimi për zëvendësministrat Kiril Kolemishevski, Elizabeta Naumovskën dhe Nexhat Mehmedoviqin do të vazhdojë nesër, me fillim në ora 12:00.

Megjithëse seanca ishte për të diskutuar dhe votuar ministrat dhe zëvendësministrat, ajo u shndërrua në debat politik ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe deputetëve të opozitës.

Rasti “Reket”, Ligji për Prokurori Publike, pagat e arsimtarëve dhe zgjedhjet parlamentare ishin disa nga temat për të cilat u debatua në seancë.

Gjatë shtjellimit të propozimit që për ministër të Financave të jetë, Nina Angellovska dhe ministër pa resor, Hisen Xhemaili, kryeministri Zaev shprehu bindjen se të njëjtit do ta përforcojnë kapacitetin qeveritar.

“Jam i bindur se kandidatët për ministër të Financave dhe ministër për Përmirësim të Klimës Investuese do të jenë përforcim serioz i kapaciteteve qeveritare, veçmas në këtë periudhë të papërsëritur dhe të vlefshme për vendin i cili pret integrim në BE dhe NATO”, tha Zaev. 

Pas fjalimit të Zaevit, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ka kërkuar dorëheqje nga ai.

“Më mirë është në këtë moment për vendin, qytetarët, ekonominë, por edhe për LSDM-në që shpejtë të mbarojë kjo agoni politike. Koha është që të jepni dorëheqje dhe nuk është patjetër që atë ta ndërlidhni me përgjegjësinë tuaj politike ose morale”, tha Dimovski.

Zaevi iu përgjigj se për dallim prej kohës së VMRO-DPMNE-së, kryeministri tani është paraqitës i rastit “Reket”, është e mundshme që Prokuroria të punojë në mënyrë të pavarur dhe transparente, pa pengesa, që t’i dëshmojë argumentet.

Deputetët duhet ta votojnë edhe zëvendësin e guvernatorit, Fadil Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button