Në një zjarr masiv në Veles, është djegur pylli me pisha 50 vjeçare

Ndërmarrja Publike Pyjet Nacionale informoi se zjarri në afërsi të Otovicës (në Veles) ka lëvizur me shpejtësi të madhe për shkak të kushteve klimatike (temperatura të larta, frymë) dhe për shkurt kohë është përfshirë hapësirë e madhe e malit dhe objekteve që janë gjendur në afërsi, njofton Portalb.mk.

“Zjarri e ka përfshirë terrenin në liqenin “Mlladost”, në afërsi të cilit ka pisha të zeza, të mbjella përpara 50 viteve. Zjarri është paraqitur rreth 11:45 minuta. E kanë zbuluar dhe intervenuar rojet e malit Babuna, të cilët janë përpjekur që ta fikin dhe i kanë njoftuar institucionet kompetente. Përveç zjarrfikësve në terren kanë dalë edhe kolegët e NP Pyjet e Gjevgjelisë, Sveti Nikole, Kavadar, Karaxhica –Shkup me automjete të veçanta. Gjithsej 150 të punësuar nga NP Pyjet Nacionale dhe qindra të punësuar nga NP Derven nga Velesi me cisterna dhe përfaqësuesit e ARM-së, kanë luftuar me zjarret të cilat era shpejtë i ka shpërndarë. Zjarri është shpërndarë edhe në disa objekte hotelierike dhe vikend shtëpia në afërsi të liqenit Mlladost, është djegur edhe një fermë derrash. Në një moment zjarri veleështë afruar edhe në lagjen Otovica, por me angazhimin e personave të caktuar, është arritur që të parandalohet shpërndarja dhe është shpëtuar lagjja”, tha Lubinka Popova, nga NP Babuna – Veles.

Gjithsej janë djegur 400 hektar hapësirë, prej tyre janë djegur 200 hektar pisha të zeza dhe 200 hektar bar. Pasojat janë të mëdha, sipas drejtorit të NP Pyjet e Maqedonisë, Zoran Gjeorgjiev, për t’u rikthyer mali në gjendjen e mëparshme duhet të kalojnë 50 vjet.

Nga Policia do t’i publikojnë detajet për zjarrvënësit, i cili është shkaktuar për shkak të pakujdesisë. Katër bravandreqës në një punëtori, në mënyrë të pakujdesshme kanë shkaktuar zjarr duke punuar, ndërkaq i njëjti shpejtë është zgjeruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button