Ish drejtori i T-Mobile, Zharko Llukovski sot në Prokurori ka dhënë deklaratë rastin “Reket”

Ish drejtori ekzekutiv në T-Mobile, Zharko Llukovski sot në mëngjes ka dhënë deklaratë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave, Llukovski është ftuar që ta plotësojë deklaratën të cilën paraprakisht e ka dhënë.

Kur është hapur hetimi “Reket” në mesin e të ftuarve në Prokurori ka qenë edhe Llukovski. Ai është ftuar si dëshmitar. Llukovski përmenden në njërin prej audio-incizimeve që i ka publikuar gazeta italiane “La Verita”. Boki 13, në bisedë me Orce Kamçev thotë se Zharko Llukovski ka mbaruar punë për rastin “Stacionet Bazë” edhe në PSP edhe në Qeveri.

Në rastin “Stacionet Bazë” që në PSP e udhëheq prokurorja Lile Stefanova, Zharko Llukovski është i dyshuar për keqpërdorim të mbi 3.5 milionë eurove në dobi të AD Beton Shkup, dhe në dëm të T-Mobile, gjegjësisht dhe shtetit. Sipas PSP-së, ai në vitin 2011 e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar si drejtor ekzekutiv i T-Mobile, duke kërkuar ofertë financiare prej Beton Shkup që të legalizohen stacionet bazë të paligjshme, edhe pse T-Mobile Maqedoni ka poseduar ekip përkatës me persona profesional dhe të licencuar, të cilët paraprakisht kanë punuar në konstatimin e statusit juridik të stacioneve bazë edhe atë për rreth 3.000 euro për një objekt. Nga ana tjetër, AD Beton Shkup paraprakisht asnjëherë nuk ka dhënë shërbime të këtij lloji, ndërkaq në ndërmarrje ka ekzistuar vetëm një i punësuar me përvojë përkatëse. Megjithatë, së shpejti Veton e ka njoftuar T-Mobile se shërbimin e kërkuar mund ta kryejnë për çmim trefish më të lartë prej asaj që punën mund ta kryejë ekipi profesional i T-Mobile Maqedoni.

Nga PSP thonë se hetimi nën këtë emër, i iniciuar në tetor të vitit 2018-të, ende është i hapur. Aktivitete nuk ka për shkak të mendimin të Gjykatës Supreme se PSP-ja është paditës i paautorizuar për lëndët që janë hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button