“Çelësi i zhvillimeve pozitive është në duart e SHBA-ve”

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani: “Ne nuk do të dëshmojmë asnjë zhvillim pozitiv në lidhje me marrëdhëniet Iran-SHBA. Çelësi i zhvillimeve pozitive është në duart e Washingtonit”

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se çelësi i zhvillimeve pozitive në marrëdhëniet SHBA-Iran është në duart e Washingtonit dhe se për këtë, së pari duhet të hiqen sanksionet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rouhani, vlerësoi çështjet në rendin e ditës në një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin Teheran lidhur me projektin për 110 mijë banesa në 31 rajone.

“Ata duhet ta njohin revolucionin tonë me respekt të ndërsjellë dhe të pranojnë zyrtarisht sistemin tonë të qeverisjes duke bërë kthesë nga gabimet e tyre. Për sa kohë që ata nuk i japin fund sanksioneve dhe për sa kohë nuk e braktisin rrugën e gabuar që kanë zgjedhur, ne nuk do të dëshmojmë asnjë zhvillim pozitiv në lidhje me marrëdhëniet Iran-SHBA. Çelësi i zhvillimeve pozitive është në duart e Washingtonit”, është shprehur Rouhani, duke u kërkuar SHBA-ve që të kthehen në marrëveshjen bërthamore dhe të ndryshojnë rrugën që ajo ka zgjedhur.

Ndër të tjera Rouhani tha se kur erdhën në qeveri, ata formuan politikat e tyre në përputhje me më shumë marrëdhënie me botën dhe se ata gjithmonë kanë vepruar me këtë perspektivë në vitet e fundit.

– “Ne jemi duke kërkuar zgjidhjen e problemeve, jo të bëjmë foto”

Në lidhje me mundësinë e takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, Rouhani tha se “Nëse dikush dëshiron të ketë një foto të realizuar me Hasan Rouhanin, kjo nuk është e mundur pa tërhequr të gjitha sanksionet dhe duke respektuar ligjin e Iranit. Kjo është e mundur me fotoshop, por në të vërtetë nuk është e mundur. Nëse heqin dorë nga sanksionet formohen kushte të reja. Ne bëjmë përpjekje për zgjidhjen e problemeve, jo të bëjmë foto”.

Duke njoftuar se ata janë duke negociuar me fuqitë botërore dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, Rouhani tha se ata mund të ulen në tryezë për interesat e Iranit, por që çdo hap kundër SHBA-ve që zbaton sanksione, mund të fillojë me “pendim”.

– Thirrje SHBA-së për “hedhjen e hapit të parë”

“Pavarësisht se çfarë shpreh SHBA ne nuk do të prodhojmë bombë atomike sepse doktrina ushtarake e Iranit bazohet në armët normale”, tha Rouhani, i cili ka theksuar më tej se “Në kuadër të etikës, besimit dhe vendimeve tona kombëtare ne nuk prodhojmë bombë atomike. Nëse shqetësimi juaj është vetëm kaq, nëse jeni të sinqertë për këtë, atëherë shqetësimi juaj është zgjidhur. Atëherë hidhni hapin e parë. Pa këtë hap nuk hapet kyçi. Ajo që duhet bërë është kthimi nga sanksionet”.

Rouhani gjithashtu nënvizoi se nëse SHBA heq sanksionet, do të ndryshojnë kushtet dhe se do të hedhin hapa në drejtim të interesave të Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button