RMV, ekspertët japin 8 rekomandime për institucionet që duhet të zbatojnë “veting”

Konventa Nacionale për Unionin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNUE – RMV), në sesionin e gjashtë të grupit punues IV për Kapitullin 24, gjegjësisht drejtësi, liri dhe siguri, ka prezantuar 8 propozim-rekomandime, për institucionet që duan të zbatojnë procesin e vetingut, si masë për realizimin e integritetit të institucioneve, njofton Portalb.mk.

Sipas grupit punues, për realizimin e vetingut, fillimisht duhet të bëhen analiza dhe parashikime, pastaj të sigurohet program se si do të zbatohet procesi, të sigurohen mjete, përgatiten institucionet, ndërkaq më pas të fillojë zbatimi.

Sipas radhitjes, Portalb.mk, ua ofron 8 propozimet e grupit punues:

1 – Të sigurohet konsensus mes partive kryesore për zbatimin e vetingut. Konsensusi i siguruar do të krijojë klimë pozitive se vetingu zbatohet për shkak të mbrojtjes së integritetit të të punësuarve dhe integritetit të vetë institucioneve.

2 – Është e domosdoshme që të zbatohet analiza e kompletuar dhe komplekse për gjendjen faktike, nevojën, procedurën dhe pasojat e vetingut në fushën ku i njëjti do të zbatohet. Analiza fillimisht duhet që të japë përgjigje se cilat janë rezultatet nga i njëjti dhe nëse vetingu do t’i zgjidh problemet dominonte në institucione. Gjithashtu, analiza duhet t’i parashikojë të gjitha rreziqet eventuale, pasojat e mundshme negative dhe të planifikohet parandalimi i të njëjtave.

3 – Prej analizës së bërë, të përgatitet Program me Plan Aksional, të cilat do të jenë kornizë, sipas të cilës do të bëhet vetingu. Përpara fillimit të procedurës së vetingut, është e domosdoshme që të konceptohet zgjidhe e qëndrueshme e cila do të funksionojë pas zbatimit të vetingut. Në fakt, institucionet që do ta zbatojnë vetingun, të perceptuar si proces që bëhet njëherë, me afat të qartë për fillim dhe mbarim, patjetër të krijohen kushte juridike, organizative, kadrovike dhe materiale për krijimin e zgjidhjes funksionale të qëndrueshme në kuadër të strukturës ekzistuese organizative të institucionit. E njëjta, do të ishte garanci përkatëse për ndërtimin dhe ekzistimin e institucionit të besueshëm dhe profesional dhe investim i përhershëm në mbrojtjen e integritetit të të punësuarve ekzistues dhe të ardhshëm.

Foto nga ngjarja
Foto nga ngjarja

4 – Në mënyrë precize të konstatohet, cili do të ishte përfshirja e personelit të vetingut, në institucion, në kuptimin cilat subjekte, gjegjësisht cilat kategori të të punësuarve në institucion do t’i nënshtrohen vetingut, dhe sipas cilës riradhitje do të zbatohet procesi; (kjo duhet të përfshihet në Program).

5 – Procesi i zbatimit të vetingut në institucione patjetër të zhvillohet me partnerët ndërkombëtar, si garanci për neutralitetin e tërë procesdurës. Në trupat që do të zbatohet procesi i vetingut të mundësohet përfaqësim shoqatave dhe organizatave joqeveritare, të cilat kanë kompetenca dhe afinitete profesionale në këtë fushë, por edhe numër të mjaftueshëm të përfaqësuesve të opinionit shkencor dhe profesional.

6 – Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për proces shumë sensitiv dhe kompleks, është e domosdoshme që paraprakisht të planifikohen dhe përgatiten të gjitha fazat e procesit dhe të bëhen të gjitha përgatitjet materiale, financiare dhe kadrovike. Në fakt, Programi duhet që të përmbajë se institucionet ku do të zbatohet vetingu duhet që në kohë të arsyeshme të marrin pjesë në organizimin e trajnimeve, me qëllim që të përgatitet numër i mjaftueshëm i trajnuesve dhe kuadrit të përgatitur për zbatimin e këtij procesi.

7 – Zbatimi i vetingut është proces për të cilën nevojiten mjete financiare. Për atë qëllim, është e nevojshme që të planifikohen dhe sigurohen burime financiare të qëndrueshme për mbulimin në kohë të implikimeve financiare të cilat janë të domosdoshme për zbatimin e procesit.

8 – Veçmas është e rëndësishme që institucionet që planifikojnë të zbatojnë proces të vetingut, të përgatiten në mënyrë kadrovike, gjegjësisht për zëvendësim të të punësuarve që nuk do ta kalojnë procesin e vetingut, me qëllim që t’i kryejnë kompetencat e tyre ligjore në mënyrë të pandalshme.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button