Tetovë, nga e hëna fillon vaksinimi për gripin sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Tetovë pritet të fillojë nga dita e hënë pranë qendrës për shëndet publik. Ky vaksinim bëhet qëllimisht në këtë periudhë pasi që organizmit i duhen më së paku dy javë që të fitojë imunitet pas marrjes së vaksinës.

Kjo vaksinë preferohet që ta marrin grupet e rrezikuara, gjegjësisht pleqtë të cilët janë të sëmurë nga sëmundje kronike, fëmijët e vegjël të cilët kanë imunitet të dobët dhe gratë shtatzëna. Poashtu është e preferuar që këtë vaksinë ta marrin edhe personat të cilët kanë punë në ambiente të hapura.

Si zakonisht, në periudhën e paraqitjes së gripit sezonal simptomat e tij janë me rritje të temperaturës si dhe me kollitje. Simptomat më të shpeshta janë ndezje të fytit, dhembje të muskujve, si dhe kokë dhembje.    

Nga ministria e shëndetësisë kanë siguruar 30 mijë vakssina , ndërsa vaksinimi do të kushtojë 400 denarë. Vaksinimi edhe këtë vit do të jepet në 11 qendrat për shëndet publik në Maqedoni.

Dy vitet e kaluara interesimi për vaksinim nga ana e qytetarëve ka qenë më shumë se 30 mijë dhe për këtë arsye edhe mbi 30 mijë qytetar janë regjistruar për të marrë këtë lloj të vaksinës. Mjekët thonë se për këtë arsye  numri i epidemisë nuk është rritur dukshëm ashtu si ka qenë pesë vite më parë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button