Qeveria i përgjigjet pyetjes së TV Alfa, se pse qeveria e Zaevit sillet ‘pederski’ ndaj Serbisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një komunikate ka reaguar ndaj televizionit AlfaTv, e cila sot në emision parashtronte pyetje si, “Pse qeveria e Zaevit sillet ‘pederski’ ndaj Serbisë”, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së e vlerëson si shkelje serioz të standardeve profesionale të gazetarisë dhe si prishje të pasqyrës së profesionit të gazetarisë, veprimin e TV Alfa e cila në programin e hapur kontaktues parashtroi pyetje “Pse qeveria Zaev sillet “pederski” ndaj Serbisë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Sipas qeverisë, këto programe janë direkt kundër ndërtimit të raporteve të mira ndërmjet Serbisë dhe kundër miqësisë tradicionale ndërmjet popujve të dy vendeve.

Me këtë veprim, sipas qeverisë, televizioni ka shkelur nenet 10 dhe 11 të Kodit të gazetarëve. Për këtë, qeveria pret reagim nga shoqatat e gazetarëve.

“Për qeverinë e RMV-së, liria e fjalës është vlerë themelore në demokraci, por njëkohësisht mediumet kanë edhe përgjegjësi të madhe të raportojnë në mënyrë objektive dhe profesionale”, thuhet në fund të komunikatës së qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button