fbpx

Çudia e radhës që fiksoi vajzat është trendi i thonjve të shpuar

Nëse jeni lodhur nga trendet e zakonshme të thonjve, atëherë kemi një lajm të mirë për ju. Trendi i ri është ai i thonjve të shpuar. Quhet kështu pikërisht sepse në thonj, përveç ngjyrës dhe dizajnit që mund ta zgjidhni sipas preferencave, krijohet një vrimë në forma të ndryshme, kryesisht zemre, transmeton Revista Class.

E para që na njohu me këtë trend ishte Rita Ora, e cila postoi në Instastory një video që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pikërisht për shkak të thonjve, të cilët në majat e tyre kishin nga një shpim në formë zemre. Të gjithë u bënë kuriozë të dinin nëse ishin thonjtë e saj natyralë dhe si mund të realizohej kjo gjë. Në fakt sekreti qëndron te zgjatimet me xhel që artistja e thonjve, Britney Tokyo i ka bërë këngëtares. Por kjo metodë përdoret edhe nga artiste të tjera thonjsh dhe është një trend që po përhapet në masë.

Tani e dini çfarë të kërkoni në takimin e radhës tek estetistja: thonj të shpuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close