Ky është çifti i sapomartuar më tragjik (FOTO)

Vetëm pak minuta pas ceremonisë së martesës, një çifti i ri në Teksas kanë vdekur në një aksident me veturë, transmeton Koha.net.

Çifti sapo kishte dalë nga gjykata kur ndodhi aksidenti.

Ata dolën nga parkingu dhe hynë në autostradën 87 kur vetura e tyre u përplas me një kamionçinë që po tërhiqte një rimorkio të ngarkuar me një traktor.

Në një veturë pas tyre ndodhej nëna dhe motra e dhëndrit, që u bënë dëshmitarë të aksidentit tragjik.

“Pashë fëmijën tim të vdiste,”-tha nëna e Harley Morgan, Kennia për KFDM.

“Jam akoma e mbuluar me gjakun e djalit tim sepse po përpiqesha ta nxirrja nga makina. Është një imazh që do më ndjekë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës. Asnjëherë nuk do më largohet imazhi kur fuoristrada përplasi fëmijën tim dhe e vrau.”

Shoferi i kamionçinës nuk u lëndua nga aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button