Pendarovski-Bërnabiq: Po thellohet bashkëpunimi mes RMV-së dhe Serbisë

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut priti në takim një delegacion serb të kryesuar nga Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë, transmeton Portalb.mk.

Të dy liderët, deklarohen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në vitet e fundit shënon rritje.

“Një dëshmi për thellimin e raporteve ndërfqinjësore mes RMV-së dhe Serbisë është edhe vizita e sotme e kryeministres Bërnabiq dhe hapja e pikës së përbashkët kufitare Tabanoc-Preshevë, si një element kyç i Korridorit 10”, deklaroi Pendarovski.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për çështje me interes të ndërsjellë për rajonin, si dhe procesin e integrimit evropian dhe në atë drejtim shkëmbimi i përvojave gjatë rrugëtimi drejt BE-së mund të jetë në dobi të dy vendeve.

LEXO: Me një ndalesë do ta kalojmë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Tabanoc
LEXO: Këto janë tri marrëveshjet mes RMV dhe Serbisë të nënshkruara sot

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button