Këto janë tri marrëveshjet mes RMV dhe Serbisë të nënshkruara sot

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u takua sot me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë promovimit të projektit “One Shop Stop” në kufirin ndërmjet këtyre dy shteteve, takim që e shfrytëzuan edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve tjera transmeton Portalb.mk.

Sipas kryeministrit Zaev, këto marrëveshje dhe projekte nuk janë të rastësishme, duke e marrë parasysh raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, që dëshmohet edhe me rritjen për 10.7% të këmbimit tregtar.

“Angazhimi ynë i përhershëm dhe i patundur është që t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura në rajon përmes dialogut gjithëpërfshirës në interes të të gjithë qytetarëve, me qëllim ruajtjen e paqes së përhershme, zhvillimin e demokracisë, ekonomisë dhe standardit jetësor të qytetarëve”, theksoi në konferencën për shtyp kryeministri Zaev.

“Kjo është ditë shumë e rëndësishme historike jo vetëm për dyja vendet tona, por edhe për gjithë rajonin. Për këtë për të gjitha angazhimet tona duhet të jemi politikisht të guximshëm dhe të mençur, të kemi vizion para nesh, por nuk guxojmë të përqendrohemi vetëm në disa politika afatshkurta populiste”, deklaroi kryeministrja serbe.

Një nga marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy vendeve, është edhe “Marrëveshja për njohjen e dokumenteve elektronike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”. Kjo marrëveshje u nënshkrua ndërmjet Ministrit për shoqëri informative e administratë në RMV, Damjan Mançevskit dhe Rasim Lajiq, Ministrit për tregti, turizëm dhe telekomunikacion në Serbi.

Trajan Dimovski, Ministri i Bujqësisë dhe Branisllav Nadimoviq, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferën e sigurisë së ushqimit dhe veterinarisë, ndërsa drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe zëvendësdrejtori i Doganës serbe Veselin Milloeviq marrëveshje për njohjen e përbashkët të lejeve të dhëna për operatorin e autorizuar ekonomik.

LEXO: Me një ndalesë do ta kalojmë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Tabanoc

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button