Nga plazhi në prag vjeshte, 6 veshjet ‘tranzite’ që nuk duhen humbur

Në një botë perfekte, ku stinët do të ndërroheshin në ditë të caktuara, do të binim në gjumë në shtator dhe do të zgjoheshim ditën kur vjeshta do të niste zyrtarisht. Do të zgjoheshim pikërisht në ditën kur koha do të freskohej dhe gardëroba do të ishte gati për një sezon të ri, transmeton Revista Class.

Fatkeqësisht, gjërat nuk shkojnë kështu. Nuk dihet kurrë kur nisin ditët e vjeshtës dhe sa zgjatin. Sapo mbarojnë pushimet dhe ditët në plazh, të gjithë fillojmë të ëndërrojmë për sezonin e kungujve, të pulovrave të ngrohta e xhaketave të lehta, por sërish nuk ndodh kështu. Periudha ndërmjet verës dhe vjeshtës është gjithashtu e konsiderueshme.

Ka disa veshje të cilat janë ideale për t’u veshur në stinën e verës, të vjeshtës dhe midis tyre. E dini cilat janë ato? Të vetmet që në temperatura të ngrohta vishen vetëm dhe kur freskohet, me diçka përsipër… Në listën e mëposhtme ju kemi sjellë disa ide:

T-shirt i thjeshtë
E kombinuar me xhinse, atlete, pantallona, funde, xhaketa, pallto apo edhe xhup, kjo bluzë është ikona e papërsëritshme e gardërobës!

Pantallonat e palosura në fund
Pantallonat në material cope janë po aq të preferuara sa edhe xhinset, me ose pa xhepa, të palosura në fund. Mund të kombinohen me një body-kanotierë, bluzë në material pambuku apo edhe me një pulovër të plotë tipike për vjeshtë.

Jumpsuit-et
Jumsuit-et janë ndër veshjet më të përdorura në periudhat tranzite mes stinëve…

Fundet treçerekëshe
Ideale për t’u kombinuar me kanotierë, bluzë me mëngë të shkurtra, këmishë dhe xhaketë përsipër.

Fustanet me printe florale
Edhe pse vjeshta nuk është e luleve, printet florale janë fantastike kur përdoren edhe ne vjeshtë, për më tepër kur ato vijnë në dizajne në ngjyrat tipike të stinës

Fustanet treçerekëshe
Fustanet treçerekëshe duken edhe më bukur në stinën e verës kur vishen me xhaketat e lëkurës, palltot e holla apo pardesytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button