Ja se cfarë kërkojnë meshkujt prej femrave

Meshkujt te femra nuk kërkojnë vetëm të dashur, por edhe një shoqe, një përkrahëse, një person që do t’i mbështesë dhe do të jetë pranë tyre. Prandaj është shumë me rëndësi që të lini përshtypje të parë të mirë dhe të dini se çfarë duan meshkujt, ashtu që të keni vetëbesim.

Femrat duhet ta kenë të qartë se meshkujt nuk duan persona të bezdisshëm. Ata i respektojnë femrat të cilat kanë jetë personale dhe miq të tyre më të cilët ato dalin kur ai ka nevojë për hapësirë vetëm për vete, në rastet kur p.sh., dëshiron të shohë ndonjë ndeshje me miqtë e tij.

Edhe pse ekspertët e lidhjeve këshillojnë se nganjëherë është mirë që edhe femrat të bëjnë hapin e parë, megjithatë këtë duhet t’ua leni meshkujve.

Ata duan te marrin iniciativën dhe të vendosin kur është momenti i duhur që t’u ftojnë të dilni.

Gjerat e vogla e ndërtojnë jetën. Në çdo moment tregoni se interesoheni për të dhe ‘përkëdheleni’ me shenja të vogla të vëmendjes, por mos e teproni.

Lajme të ngjashme

Back to top button