U publikua emri i kandidatit të LDK-së për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se kandidate e këtij subjekti politik për Kryeministre do të jetë Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se mbi bazën e vullnetit të partisë dhe me propozimin e Lutfi Hazirit, është caktuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për Kryeministre të ardhshme, njofton Klan Kosova.

“Ne biseduam sot për kandidatin tonë për Kryeministër dhe arritëm marrëveshjen me pajtim të plotë. Për kandidat kemi pasur Lutfi Hazirin i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Gjilanit”.

Haziri është një personalitet që ka merita të veçanta në LDK, prej themelimit të partisë e deri më tani”.

“Mbi bazën e vullnetit dhe propozimet e Lutfi Hazirit jemi caktuar që kandidate e jona, por edhe Kryeministre e ardhshme  të jetë Vjosa Osmani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button