Presidenti Thaçi e caktoi datën e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori të hënën vendimin për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës më 6 tetor, 2019, transmeton REL.

Në vendimin dërguar mediave, të nënshkruar nga presidenti Thaçi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve udhëzohet që t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, nё përputhje me legjislacionin nё fuqi.

Vendimi pason shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht, gati një muaj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button