Qeveria e RMV-së u bëri thirrje komunave që të përgatiten që vitin e ardhshëm gazi të vijë tek familjet dhe ndërmarrjet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje komunave që të përgatiten për gazifikimin sekondar, që si material i lirë dhe ekologjik energjetik vitin e ardhshëm të vijë deri te familjet dhe ndërmarrjet.

“Është shumë e rëndësishme që komunat të punojnë më shpejt në këtë proces për të ndërtuar rrjetin komunal të gazit dhe ashtu ta afrojmë atë sa më shpejt deri te shtëpitë dhe kompanitë”, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin segmentit të gazsjellësit magjistral Negotinë – Kavadarc – Manastir, shkuran Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski tha se komunat duhet t’i hartojnë projektet për të filluar me gazifikimin sekondar.

Siç kemi njoftuar kohë më parë, komunat Prilep dhe Manastir tashmë kanë nënshkruar kontrata me kompani të cilat duhet të përgatisin dokumentacionin e projektit për ndërtimin e një rrjetit shpërndarës të gazsjellësit.

83 km të segmentit të gazsjellësit Negotin-Kavadarc-Manastir, nga gjithsej 92km, është ndërtuar, ndërsa drejtorin e Resurseve energjetike të Maqedonisë së Veriut Bajram Rexhepi pret që deri në fund të vitit të përfundojë mbi 90 përqind e këtij segmenti.

Nga gjithsej 1.5 miliardë denarë të parashikuar në buxhet për gazifikim, deri tani janë përdorur 900 milion denarë dhe pritet që për këtë projekt kapital të shfrytëzohen 100 për qind e parave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button