Grupi rinor “ZGJOHU” do të organizojë diskutim me temë “Kapaciteti i pashfrytëzuar i të rinjve” (FOTO)

Grupi rinor Zgjohu, nesër (e martë-27.08.2019) me fillim në ora 17:30, pranë shtëpisë së Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, do të mbajë aktivitet publik në ambient të hapur me temë diskutimi “Kapaciteti i pashfrytëzuar i të rinjve”, shkruan Portlab.mk.

Në aktivitetin e tyre do të diskutohet për fuqinë e rinisë si dhe kapacitetin e pashfrytëzuar të tyre.

“Kohët e fundit më tepër flitet mbi anët negative dhe sfidat e rinisë, se sa për të mirat. Por krejtësisht janë lënë anash: fuqia, kapaciteti i pa shfrytëzuar i të rinjve, hapësirat se në cilat fusha na jepet mundësia për ta shfaqur talentin tonë, cili është potenciali jonë si rini? E shumë pikë pyetje të tjera të cilat do të diskutohen nesër. Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve të na bashkëngjiten për ta motivuar veten dhe të tjerët, të marrim energji pozitive. Mbase mund të e zbulosh ndonjë aftësi tënde që ndoshta nuk e ke ditur”, thotë për Portalb.mk, kryetarja e Grupit Rinor “Zgjohu”, Sejlane Alimi.

Grupi Rinor Zgjohu
Grupi Rinor Zgjohu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button