Uji në Komunën e Tearcës tashmë është i pijshëm

N.P “Higjiena” nga Komuna e Tearcës njofton se uji në fshatrat Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë nga data 22 gusht është i pijshëm, transmeton Portalb.mk.

Nga 12 gushti uji në tre fshatrat e Komunës së Tearcës: Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë ka qenë i papijshëm dhe është lejuar vetëm përdorimi teknik i tij, pasi nga ISHP njoftuan se i njëjti ka qenë i ndotur me fekale. Komuna e Tearcës njoftoi se kjo ka ardhur nga pastrimi pa leje i bazeneve të hidrocentraleve. Uji është shpallur i pijshëm më datë 22 gusht, ndonëse njoftimi nga ISHP-ja është lëshuar më datë 19 gusht.

“I ka shkuar katër ditë postës që të na sjellë vendimin nga ISHP-ja se uji është i pijshëm, andaj dhe e kemi lënë edhe gjatë atyre ditëve vetëm për përdorim teknik. Pa njoftim zyrtar nuk mundesha të jap leje për përdorim për pije”, thotë Mefail Miftari nga N.P “Higjiena”.

Miftari njofton që shkaku i harxhimit të shumtë të ujit gjatë verës, ata kanë kapacitet që vetëm 4 orë ta furnizojnë fshatin, andaj kyçin ujin e lumit i cili kalon në sistem filtrimi para se të kalojë në rezervuar.

“Tani uji është i pijshëm dhe ne i kemi njoftuar qytetarët e fshatrave me anë të njoftimeve nëpër kafene e lokale, ashtu si zakonisht e bëjmë. Dua të apeloj deri te qytetarët të mos e harxhojnë ujin për pije për ujitje të parqeve apo të mbjellave”, thotë Miftari.

Raporti nga ISHP-ja për ujin e pijshëm në Komunën e Tearcës
Raporti nga ISHP-ja për ujin e pijshëm në Komunën e Tearcës

Miftari ndër të tjera ankohet edhe se qytetarët nuk e paguajnë ujin që harxhojnë.

“Tearca ka borxh vetëm prej ujit 1.843.970 denarë ose 30.032 euro, qytetarët nuk e paguajnë ujin që e harxhojnë. Ne kemi gabime, por edhe qytetarët kanë”, shprehet Miftari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button