Pendarovski: Marrëveshjen me Bullgarinë e arritëm lehtë, por ka probleme në zbatim

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriut, Stevo Pendarovski iu drejtua Këshillit vjetor të ambasadorëve, i cili këtë vit i kushtohet perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski foli për dy marrëveshjet historike të cilat i ka nënshkruar vendi, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshjen me Bullgarinë e arritëm më lehtë, por që mund të ketë probleme në zbatimin e saj. Në komisionin e historianëve ka ndikime politike. Rrethanat dhe ambienti nuk janë si 5-6 muaj më parë. Por ne do të krijojmë një mjedis që marrëveshja të arrihet. Nuk duhet të humbasim asgjë në ato bisedime që janë shumë të rëndësishme. Ajo që do ta nënshkruajmë duhet të zgjasë, nuk ka nevojë për ad-hoc zgjidhje që do të rrëzohet. Duhet të qëndrojmë të vendosur në interesat strategjike të vendit, e udhëheqja e shtetit ka një pozicion të përbashkët rreth kësaj”, tha presidenti.

Lidhur me Kosovën, Presidenti Pendarovski theksoi se dy parime janë të rëndësishme për ne si shtet. I pari është se gjithçka për të cilën pajtohen Serbia dhe Kosova është e ligjshme për ne, dhe e dyta është se jo çdo zgjidhje, veçanërisht ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve, është e mirë për stabilitetin e rajonit.

Presidenti Pendarovski në takimin me Këshillin e ambasadorëve tha se kishte  pas disa takime me Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov për të diskutuar plotësimin 15-16 nga 27 vende të lira të ambasadorëve.

“MPJ ka bërë një analizë të punës së misioneve diplomatike dhe konsullore. Disa që nuk e justifikuan ekzistencën, do të mbyllen, ndërsa disa do të forcohen. Bëhet fjalë për racionalizim, jo ​​për revanshizëm partiak. Komponenti profesional është i rëndësishëm, jo partia”, tha presidenti Pendarovski, duke theksuar të pranishmëve se ai dhe kabineti i tij janë në dispozicion të tyre dhe do të investojnë plotësisht për të mirën e shtetit.

Pas tetorit, kur presim datën për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, tha presidenti Pendarovski, fillon një proces i gjatë pune.

“Shpërndarja e vendeve në Parlamentin Evropian është shumë e favorshme për ne. Nga 751 anëtarët, 506 janë në grupin e forcave pro-evropiane. Ne duhet patjetër ta shfrytëzojmë atë konstelacion të favorshëm, sepse këta ato njerëz të cilët e mbështesin zgjerimin e BE-së dhe e dinë se sa është e rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha presidenti.

Maqedonia Veriut është pothuajse 100% në NATO, tani vetëm pritet që pas formimit të qeverisë spanjolle puna të përfundojë në dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button