fbpx

Receta e kulaçit të shtëpisë me domate të vogla

Shija e kulaçit ka lindur në shtëpitë e gjysheve dhe është trashëguar brez pas brezi deri në tryezat e sotme. Brumi i butë dhe aroma e mrekullueshme e këtij gatimi janë gjithnjë të preferuara për të nisur ditën.

Këtë recetë tradicionale AgroWeb.org ju sugjeron ta pasuroni duke i dhënë pak më shumë shije recetës së gjyshes.

Kulaçi me domate të vogla dhe rigon është shumë i thjeshtë në përgatitje dhe ka një shije që nuk duhet ta humbisni.

Përbërësit

500 gr miell

300 gr ujë

5 gr maja birre

30 ml vaj ulliri

20 gr kripë

Për mbushjen

500 gr domate të vogla

40 gr vaj ulliri

kripë

rigon

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të fillon me përgatitjen e brumit.

Në një enë të thellë hidhni sasinë e miellit bashkë me majanë e birrës.

Me anë të një rrahësi elektrik përzieni miellin duke shtuar edhe treçerekun e sasisë së ujit duke e hedhur në enë pak nga pak.

Sapo mielli të ketë marrë formën e një mase brumi shtoni kripën bashkë me ujin e mbetur nga më parë.

Kur brumi të ketë thithur të gjithë ujin dhe të jetë formuar mirë, hidhni vajin e ullirit pak nga pak siç bëtë me ujin.

Në këtë mënyrë brumi do ta thithë vajin gradualisht dhe do të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Përziejeni sërish brumin për rreth 15 minuta të tjera dhe më pas kalojeni në një tryezë të pastër të pluhurosur pak me miell për ta punuar me duar.

Formoni me duar një topth të rrumbullakët brumi dhe vendoseni në një enë të mbuluar me një napë në mënyrë që të pushojë për 1-2 orë.

Ndërkohë që brumi fryhet, filloni të prisni domatet e vogla në gjysmë dhe shtypini pak me duar në mënyrë që t’ju dalin farat.

Hidhini sipër rigon dhe kripë sipas dëshirës dhe përzjejini mirë.

Pasi brumi të jetë gati dhe të jetë fryrë vendoseni në një tavë pjekje me përmasa 35 x 28 cm dhe hapeni me duar.

Sigurohuni ta shtroni brumin në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e tavës tuaj.

Pasi ta keni bërë këtë, ngjisni sipër brumit gjysmat e domateve të vogla njëra pas tjetrës derisa ato të kenë mbaruar të gjitha.

Spërkatni brumin me pak vaj dhe kripë sipër dhe kulaçi juaj është gati për pjekje.

Për pjekjen

Lëreni të qëndrojë në tavë pa e future në furrë edhe për 30 minuta të tjera që të fryhet.

Më pas piqeni për 45 minuta në tepëraturën 190 gradë.

Pasi të shikoni që kulaçi është pjekur dhe ka marrë ngjyrë të artë nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet pak dhe mund t’a shijoni me të gjithë familjen.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close