Pendarovski: Rasti “Reket”, nuk është kriter për fillimin e negociatave me BE-në

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriut, Stevo Pendarovski iu drejtua Këshillit vjetor të ambasadorëve, i cili këtë vit i kushtohet perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Duke iu përgjigjur pyetjes për rastin “Reket”, presidenti Pendarovski tha se nuk ishte kriter për marrjen të datës për fillim të negociatave, e sipas reagimeve të tanishme të institucioneve përkatëse, as që do të jetë.

“Për momentin nuk është, është vlerësimi im, vlerësimi ynë është se edhe nuk do të jetë deri në fund të vitit, sepse ajo që e kanë bërë autoritetet shtetërore kompetente deri më tani është reagim i duhur. Sidoqoftë, çështja është padyshim komplekse, por t’ia lëmë autoriteteve kompetente të vazhdojnë me punën. Nëse nuk vazhdojnë me këtë ritëm, me këtë gjerësi dhe thellësi që kanë filluar deri më tani, procesi mund të ndalet. Por tani nuk është dhe nuk do të mbetet deri në tetor”, tha presidenti Pendarovski.

Për dallim prej presidentit, ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, deklaroi se Miratimi i ligjit për prokurorinë publike dhe zhvillimi e menaxhimi i një hetimi transparent, të paanshëm për rastin “Reket” janë dy gjërat vendimtare që do të na ndihmojnë për të marrë datë për të filluar negociatat me BE në tetor.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button