Dimitrov: Ligji për PP dhe “Reketi” janë vendimtare për të filluar negociatat me BE

Miratimi i ligjit për prokurorinë publike dhe zhvillimi e menaxhimi i një hetimi transparent, të paanshëm për rastin “Reket” janë dy gjërat vendimtare që do të na ndihmojnë për të marrë datë për të filluar negociatat me BE në tetor, tha Ministri i Punëve Jashtme Nikolla Dimitrov para fillimit të takimit të Këshillit të Ambasadorëve në MPJ, njofton Portalb.mk.

Sipas Dimitrovit, dy vitet e fundit kanë parë një përmirësim intensiv, të dukshëm dhe drastik të situatës në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe drejtimin e politikës së jashtme. Është rritur numri i vizitave në vend, por edhe vizitat e zyrtarëve tanë në vendet anëtare të BE-së.

“Ka diçka që konsiderohej e pazgjidhshme. Këtu bëmë një hap të madh përpara, manifestuam një mënyra të mirëfillta evropiane dhe e zgjidhëm një çështje që na mbante larg procesit të integrimit në BE dhe NATO. Me fqinjët tanë, në kushte kur bota po dridhet, ne krijuam shans për në BE”, theksoi Dimitrov.

Këshilli i ambasadorëve do të mbahet në temën “Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas MPJ-së, e cila e organizon këtë takim dy-ditor, qëllimi është që të bëhet një pasqyrë dhe të saktësohen hapat e mëtejshëm, si dhe aktivitete konkrete diplomatike përpara takimit të Këshillit evropian në tetor, kur pritet të sillet vendimi për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në kuadër të Këshillit të ambasadorëve janë planifikuar të mbahen takime pune me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministrin për Çështje evropiane Bujar Osmani. Janë parashikuar edhe disa sesione pune në të cilat Dimitrov dhe ambasadorët e Maqedonisë së veriut, të akredituar në vendet anëtare të BE-së, do të shqyrtojnë më në detaje të gjitha aspektet që janë relevante për fillim të negociatave me  BE-në në tetor.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button