Njihuni me ishullin që jetohet vetëm nga 62 persona

Ishulli Palmerston ndodhet 2,000 milje në veri-perëndim të Zelandës së Re. Destinacioni me rërë të bardhë është shtëpia e 62 personave, 59 prej të cilëve janë pasardhës të drejtpërdrejtë të një njeriu të quajtur William Marsters.

Nuk ka dyqane apo tregje në Palmerston sepse komuniteti nuk përdor para, përveçse për të blerë pajisje nga bota e jashtme. Palmerston zakonisht vizitohet nga një anije furnizimi dy herë në vit, por nuk është e rrallë që banorët të kalojnë deri në 18 muaj pa një dërgesë, shkruan TopChannel.

Banorët janë shumë mikpritës të vizitorëve dhe i ftojnë ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre personale. Ka dy telefona në ishull, si dhe 6 orë në ditë energji elektrike dhe 4 orë qasje në internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button