​Daçiq: Togo ka tërhequr njohjen e Kosovës

Serbia po vazhdon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se shteti afrikan i Togos ka marrë vendimin për të tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Togo është shteti i 15-të që tërheq njohjen e Kosovës, njofton Kosovapress.

Ai ka pranuar se ka për qëllim që numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bie nën 97, që i bie të jetë gjysma e 193 vende sa i kanë në total Kombet e Bashkuara.

“Vazhdojmë tutje, derisa Kosova që ta kuptojë që gjërat nuk kanë marrë fund dhe se duhet të mendoj për kompromis”, ka shtuar Daçiq për televizionin Pink.

Kujtojmë se shtetet e Quint-it e kanë lëshuar një deklaratë në të cilën i bënte thirrje Serbisë që ta ndërprente fushatën kundër njohjeve të Kosovës.

Togo e ka  njohur pavarësinë e Kosovës në korrik të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button