109 vjet nga lindja e Shën Terezës, jeta e humanistet shqiptare (VIDEO)

Kur ajo ishte gjallë Shën Tereza njihej dhe konsiderohej nga njerëzit që i besonin se ajo bënte mrekulli.

Sot ajo kujtohet si shenjëtore e vërtet.

Kjo grua me një fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, ka pushtuar imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Urdhri që ajo themeloi, Misionaret e Bamirësisë, u rrit dhe mblodhi 3.000 murgesha dhe 400 vëllezër në 87 vende, që kujdeseshin për të varfërit.

Në vitin 1979, ajo mori Çmimin Nobel për Paqe dhe kërkoi që darka madhështore gala që do të mbahej për të, të anulohej dhe të ardhurat t’u jepeshin të varfërve të Kalkutës.

Në vitin 2002, pesë vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II gjykoi se shërimi i një gruaje që vuante nga tumori në stomak, ishte rezultat i ndërhyrjes së mbinatyrshme të Nënë Terezës.

Viti 2016 shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Ajo u shenjtërua zyrtarisht nga Vatikani.

Nënë Tereza, e njohur ndryshe me emrin e saj të vajzërisë Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në Shkup, tani kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, i cili atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Familja e saj ishin shqiptarë etnikë, dhe katolikë të devotshëm.

Ajo vendosi qysh në moshën 12-vjeçare se donte të bëhej një misionare në Indi.

Në moshën 19-vjeçare, u bashkua me Urdhrin irlandez të Loretos, ku ka mësuar gjuhën angleze dhe në vitin 1929 u dërgua në Indi.

Nënë Tereza, e cila e mori emrin nga Therese e Lisieux, nisi të jepte mësim në një shkollë në Darjeeling, një qytet në ultësirën e Himalajeve. Pastaj, në vitin 1946, pas konflikteve që mbërthyen Indinë e sunduar nga britanikët në atë kohë, ajo dëgjoi “thirrjen brenda” saj për të ndihmuar të varfërit, ndërsa jetonte në mesin e tyre.

Pas 10 vjetësh që u përkushtua duke ndihmuar të varfërit në lagjet e rrënuara të Kalkutës, ku thuhet se 100,000 persona ishin të pastrehë, hapi një bujtinë me bazë në një tempull hindu në Kalighat, e më pas një shtëpi për fëmijët e braktisur dhe një strehë për personat që vuajnë nga lebroza.

Misioni i saj u përhap në të gjithë Indinë, dhe fama e saj u rrit bashkë me të.

Nënë Tereza, pasuria e të cilës ishin vetëm një kovë dhe dy sari (veshje indiane), erdhi për të simbolizuar dashurinë për ata që nuk u ofrohet dashuri dhe kujdes për ata të që janë të vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button