fbpx

Haradinaj bëri homazhe te varri i Rugovës, thotë se nuk është fushatë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ai tha se kjo vizitë është dakorduar javë më parë së bashku me familjen Rugova dhe është caktuar të jetë në ditëlindjen e Nënës Terezës, pasi që sipas tij, edhe vetë presidenti Rugova ka qenë human, shkruan Koha.net

Ai mohoi që kjo vizitë ka të bëjë me fushatë.

Haradinaj tha se nuk është në dijeni nëse sot presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve.

Kryeministri në detyrë, e ka quajtur pjekuri politike vendimin e shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht.

“Nuk e di a do e shpall sot tani është në kompetencat e presidentit pasi u shpërnda edhe Kuvendi. Vërtetë kemi treguar se kemi pjekuri politike dhe nivel të lartë të demokracisë ditën që ndodhi shpërndarja e Kuvendit”, tha ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close