Si lind anoreksia

Anoreksia është një sëmundje shumë e rëndë për shëndetin, sidomos për ato femra të cilat janë të fiksuara pas peshës, dhe formave trupore. Jo të gjithë mund të kenë një trup elegant, dhe përfekt.

Por fakti që heqja e kilogrameve të tepërta është percaktuar si element kryesor që ju kërkohet të plotësoni nëse dëshironi të bëheni modele, ka demtuar shumë vajza në mbarë botën.

Anoreksia transmetohet nga ndikimi shoqëror që ju rrethon, koleget e punës, dhe nga imazhet e botës së modës.

Presioni social përmes formave fizike në ambientin shoqëror është një faktor që e tregon më së miri shkaqet kryesore të anareksisë. Ajo dominon tek moshat e reja të cilat dëshirojnë të duken si personazhi i tyre i preferuar, dhe pothuajse të gjitha femrat të cilat kanë dëshire të jenë të bukura.

Të mbajturit dietë në mënyrë të pakontrolluar mund t’ju shkaktojë shumë probleme shëndetsore, por mbi të gjitha mund të kaloni në një person “Anareksik” i cili nuk mund të konsumojë ushqim sepse ja refuzon stomaku.

Lajme të ngjashme

Back to top button