“Fateh Al Khair 4” në portin e Durrësit, e hapur për turistët dhe vizitorët

Atmosferë festive dhe argëtim për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodhen në Durrës këtë sezon solli mbërritja e anijes me vela ”Fateh Al Khair 4” në portin më të madh të Shqipërisë.

Anija, e konsideruar një muze në lundrim mbi trashëgiminë e detarisë në Katar, po lundron nëpër Mesdhe duke promovuar Kampionatin Botëror të Futbollit Katar 2022 si dhe vlerat e miqësisë mes vendeve, njofton Top Channel.

Ekuipazhi i saj u prit nga autoritetet vendore, ambasadori i Katarit në Shqipëri, si dhe qytetarë dhe turistë të shumtë që shijuan edhe koncertin e mikpritjes të organizuar në port mbrëmjen e kaluar.

Të pranishmit patën mundësinë të shohin nga brenda velierën e llojit ”Boom Safari” e punuar në dru ku mund të njiheshin me kulturën detare të Katarit dhe t’i gëzohen suvenireve sportive të shpërndara me këtë rast.

Kjo vizitë është dhe një mundësi njohjeje dhe promovimi për turizmin shqiptar dhe Durrësin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button