Medalje bronzi për Distria Krasniqin, sportistja shënoi sukses në botërorin e xhudos

Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos qe po zhvillohet në Japoni, pasi mposhti Laura Martinez Abelendan.

23-vjeçarja nga Kosova arriti të marre medaljen e vendit të tretë për herë të parë në një kampionat botëror në kategorinë deri në 48 kilogramë, transmeton Vizionplus.

Ajo zhvilloi nje ndeshje te bukur ne sfidën  me rivalen nga Spanja, duke e mposhtur ate ne pak minuta. Në ditët në vazhdim, Kosovën do ta përfaqësojnë në botëror edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button