Prindërit deri më 31 gusht patjetër t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, nëse duan t’i regjistrojnë në shkolla

Nëse deri më 31 gusht prindërit nuk dorëzojnë vërtetim se fëmija i ka pranuar të gjitha vaksinat, nuk do të regjistrohet në shkollë, thonë nga shkollat fillore dhjetë ditë përpara fillimit të vitit shkollor, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mbeten në qëndrimin në pajtim me vendimin e Qeverisë se pa rregullimin e statusit vaksinal të mos ketë regjistrime. Tani për tani nuk kemi numër të saktë se sa nxënës të pavaksinuar nuk janë regjistruar në shkollë.

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik edhe pse nga fillimi i epidemisë së fruthit janë vaksinuar mbi 35.000 persona deri në 14 vjet, megjithatë MRP nuk kanë pranuar edhe 8.600 fëmijë, pjesa më e madhe nxënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button