fbpx

Trump thotë se me Britaninë mund të arrijnë marrëveshje “shumë të madhe” tregtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar një “marrëveshje shumë të madhe tregtare” me Mbretërinë e Bashkuar, duke folur pas një takimi të mëngjesit me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Samitin G7 në Biarritz të Francës.

Por, Johnson tha se SHBA duhet të hapë tregun nëse një marrëveshje pas Brexit-it arrihet, transmeton REL.

“Nuk mendoj se shesim ndonjë lloj të mishit në Shtetet e Bashkuara”, tha Johnson.

Takimi ndodhi pas ditës së parë të diskutimeve në mes të liderëve botëror në Samit.

Duke folur para gazetarëve, Trump tha se një marrëveshje me Britaninë do të ndodhte shumë shpejtë.

“Do të bëjmë një marrëveshje shumë të madhe tregtare, më e madhja që kemi pasur me Britaninë”, tha ai.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Britania nuk mundet të bëjë marrëveshje tregtare me shtete të tjera – dhe Bashkimi Evropian nuk ka marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Britania deri më tash ka vazhduar 13 marrëveshje tregtare me 38 shtete edhe pas Brexit-it.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close