U sulmua një autobus me kosovarë në Serbi, reagoi MPJ

Një autobus, i cili udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt nëpërmes Serbisë, është sulmuar afër Krushevacit, të shtunën mbrëma.

Autobusi ishte plot me udhëtarë në kohën kur u sulmua. Autobusi ishte sulmuar me gurë dhe përpos dëmeve që pësoi në xhama, nuk pati të lënduar.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj këtij sulmi. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, ka thënë për KTV-në se MPJ e dënon fuqishëm këtë sulm.

“Sulmi tregon pengesat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës dhe kjo nënkupton se nuk ka liri të lëvizjes”, tha ai.

E në Twitter ka reaguar ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli. Ai, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar nga Serbia t’i ndalë sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të krijojë siguri për ta.

Pacolli ka thënë se sulmet e koordinuara kundër qytetarëve të Kosovës duhet të ndalen, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë si lehtësues i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button