Mjaft më me biseda politike, koha është për ekonomi!

Kur paratë për pensione dhe rroga më të larta për administratën sigurohen me kredi, ekonomia është në krizë, ndërsa parametrat as për një të ardhme të afërt nuk paralajmërojnë optimizëm, atëherë nuk ka hapësirë për lëvdata. Në adutet ekonomike me të cilat kryeministri Nikolla Gruevski e mbronte Qeverinë pasi që opozita inicoi interpelancë, opinioni i ekespertëve afaristë vërejti vetëm – politikë. 

Besnik Fetai, profesor dhe ish-ministër i Ekonomisë nuk sheh ndonjë hap para në politikat ekonomike. “Nëse ua lëshon një sy shifrave, s’ka hapësirë për lëvdata. Pas dy kurtaleve negative pres tregues negative edhe kuartalin e tretë. Për dallim nga Maqedonia, në Bashkimin Evropian po vërehet një rritje e butë. Nga rajoni, Bullgaria ëshë në gjendje pozitive, sikur edhe Shqipëria, e cila nuk është pjesë e BE-së por megjithatë tregoi shkallë pozitive të rritjes”, thekson Fetai, duke argumentuar se ekonomia e Maqedonia ngec para tjerëve.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë pozitivisht e vlerësojnë një pjesë të fjalimit të kryeministrit në të cilin ai i theksoi investimet. “Maqedonia arriti ta ruaj stabilitetin makroekonomik, tani për tani. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, kemi pak investitorë, por edhe ato “pak” janë më shumë se ato që erdhën në periudhën kur nuk kishte krizë ekonomike.

Fakt është se hyjnë grin-fild investime. Por gjithashtu fakt është se ky pushtet trashëgoi llogari të mbushura nga kompanitë e privatizuara të pushtetit të kaluar, ndaj fitoi pozitë komode, megjithatë mirë është se po bëhen orvatje për investime të reja”, komentojnë nga OEM.
Në fjalimin e vet kryeministri Nikolla Gruevski theksoi disa pika kyçe, të cilat sipas tij tregojnë përparim në ekonomi.

“Deri tani janë realizuar mbi 2.300 projekte, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme do të realizohen edhe 1.000 projekte shtesë. Programi ynë është i qartë, nuk japim premtime të rrejshme, ndërsa veprat janë evidente. Para krizës ekonomike botërore kishim rritje historike prej 6 për qind, vitin e kaluar në mes të krizës kishim rritje gjë që na radhit në grupin e 7 vendeve në Evropë që kishin rritje. Papunësia arrin 31 për qind dhe kjo është ulur në raport me vitet e kaluara, neto rroga mesatare është duke u rritur, e po ashtu edhe pensionet janë rritur për 35 për qind, rezervat revizore janë në nivel historik të lartë prej 2.5 miliardë euro, tatimet janë ulur, subvencionet janë rritur, është siguruar pajisje bashkëkohore në shëndetësi, është ulur participimi për studim”, tha kryeministri.

Maqedonia për nga Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori sot ka parametra më të këqij se viti 89-të, thekson kosultanti ekonomik dhe ish-zëvendës ministër i Ekonomisë Zoran Vitanov. “Gruevski doemos duhet të jap dorëheqje. Nuk do ta arsyetoj në dorëheqjen vetëm nëse e zëvendëson Branko Cërvenkovski. Dua të them se në vend zhvillohen politika dështuese që nuk ofrojnë zhvillim. Vendit i nevojitet garniturë e re qeveritare, ndërsa pushteti aktual urgjentisht duhet të bëj Shut Doën”, mjaft me muhabete politike”, vlerëson Vitanov dhe shton “T’ju përkujtoj se në 89-ën Maqedonia kishte BPV më të madh për kokë banori se sa tani”. Se ekonomia është nën hije të politikës, konsiderojnë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe potencojnë. “Të gjitha qeveritë, pa dallim cilit opsion i takojnë janë të preokupuara me vet veten dhe të gjitha kanë arsye për mosuksesin në zbatimin e politikave ekonomike, për disa ajo është krizë politike për disa ekonomike”.

Qeveria nuk mund të lavdërohet me hapërim në gjendje kur e pranoi se i ka borxh ekonomisë, thekson Besnik fetai dhe shton “Edhe më tej nga buxheti financohen shpenzime joproduktive, i tillë është projekti “Shkupi 2014”, merr para nga buxheti ndërsa nuk krijon vlerë shtesë. Kur është fjala për rritjen e rrogave dhe të pensioneve, kjo është gjë e mirë por duhet treguar nëse dhe për sa rriten rrogat në sektorin privat, ato dhe produktiviteti i punës janë reper për atë si lëvizin gjërat në tregun e punës”, thekson Fetai. Sipas profesorit gjëja e dytë me rëndësi është se prej ku financohet rritja e rrogave dhe e pensioneve. “Ajo do të ishte mirë nëse sigurohen para nga të ardhurat rrjedhëse buxhetore e jo me kredite”, insiston Fetai.

Si argument shtesë për atë se gjërat nuk shkojnë mirë lidhur me politikën pozitive ekonomike, sipas Vitanov është kursi fiks i denarit. “Kjo është një politikë vrasëse që zhvillohet 20 vite. Pa fleksibilitet nuk ka rritje ekonomike, investime të reja dhe punësime”, thekson Vitanov./portalb/

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button