“Procesverbali me deklaratën e Kamçevit, është fotografuar me telefon nga shërbimet te Ruskoska”

Deklarata e biznesmenit Orce Kamçev e shkruar në letër, që e ka dhënë në procedurë parahetimore në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila është e mbrojtur me ligj si procedurë e fshehtë, sipas të gjitha gjasave e ka fotografuar me telefon celular prej ndonjëri prej ekipit të prokurores për Krim të Organizuar Vilma Ruskoska, e cila e udhëheq rastin “Reket”, thonë për SDK, gjykatësit e Gjykatës Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të njëjtave, gjatë kërkesës për paraburgim në procedurën paraprake për tre të akuzuarit, Bojan JovanovskiBoki 13, Zoran Mileski-Kiçeec dhe Katica Janeva, deklarata e tillë nga parahetimi nuk ka ardhur në gjykatë.

“Me deklaratat e dhëna në procedurën parahetimore disponon vetëm prokurori kompetent, pasi që procedura është e fshehtë. Sipas të gjitha gjasave, faqja e parë e deklaratës për “Reket” e ka fotografuar dikush prej ekipit të Roskoskës dhe e ka dërguar për publikim, me çka ka kryer vepër penale “Dhënie të fshehtësisë zyrtare nga Kodi Penal”, thonë nga Gjykata Penale.

Sipas këtyre burimeve, edhe pse deklarata në procedurën parahetimore të dhënë nga Kamçev nuk është e klasifikuar si “informatë e klasifikuar”, megjithatë ajo sipas fuqisë së ligjit është e klasifikuar, pasi që është dhënë në procedurë për të cilin Ligji për Procedurë Penale thotë se ajo është e fshehtë.

Sipas bashkëfolësve të njëjtë, gjasat janë të vogla që dhënien e fshehtësisë zyrtare ta kenë kryer avokatët e Kamçevit, në mesin e të cilëve është edhe bashkëshortja Ana Kamçeva, pasi që në fazë të parahetimit, as i paraqituri, as i dyshuari, dëshmitari… çfarëdo qoftë ai, por as avokatët, nuk marrin kopje të dëshmive, pasi që ato i ka vetëm prokurori i rastit.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e ka dënuar publikimin e paligjshëm të dokumenteve për rastin “Reket”, pasi që është skanuar dokumenti me titull “Procesverbal për pranimin e padisë penale deri te Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion më datë 2 maj 2019-të”, e cila është publikuar në portalin e afërt me opozitaren VMRO-DPMNE, Infomaks. Kjo është paraqitja për reket e Orce Kamçevit, për Bojan Jovanovskin dhe Zoran Kiçeec.

Prokuroria thekson se zbulimi i informatave të besueshme është vepër panele, ndërkaq do të konstatojë se kush dhe në çfarë mënyre këto dokumente kanë dalë në opinion, por edhe do të kërkojë përgjegjësi nga kryerësit.

Pas publikimit të fotografisë së procesverbalit me deklaratë nga Kamçev në hetimin për rastin “Reket”, në të cilin përmenden emra të funksionarëve, ka pasur reagim për padi nga kryeministri Zoran Zaev, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska, por edhe nga deputetja Frosina Remenski – Tashevska, duke mohuar përzierjen e tyre në këtë rast.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button