Rahiq: Rrahja me Janakieskin dhe Ristovskit ka qenë e kurdisur që të dalin nga paraburgimi

Ashtu si edhe gjithkund, ka një grup të personave të korruptuar që punojnë këtu dhe të cilët arrijnë që të “fusin” ndonjë telefon. Ne kryejmë kontrolle të rregullta, ua marrim këto telefona dhe i sanksionojmë fajtorët, thotë drejtori i Burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në intervistë për REL në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.mk.

Prej kësaj jave, atje gjendet edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila është e dyshuar në rastin “Reket”. Rahiq thotë se Janeva nuk është në repartin e grave, por është në një repart të veçantë, ku sipas vlerësimit të sigurisë në burg ka tjetër trajtim, si për siguri, shëndet dhe aspekte tjera.

“Në parim, asnjë person i paraburgosur nuk është vetëm, tani patjetër duhet që të ketë edhe një person tjetër. Megjithatë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për person i cili ka qenë prokuror special, me interes të veçantë në shoqëri, ne vlerësuam se në një periudhë të caktuar kohore duhet të bëjmë vlerësim të plotë të sigurisë dhe shëndetit dhe ngjashëm, dhe zonja është vendosur në repart adekuat. Ne jemi pak të kufizuar me kapacitetet e akomodimit, ne kemi tre reparte dhe për fat të keq pas një kohe të gjatë, për herë të parë në historinë e paraburgimit dhe burgimit po ndodh që të kemi 18-20 gra, më së shumti ka pasur nga 3-4. Ato janë dhoma pak më të mëdha, të mos them qelia , në të cilat ka nga 4,5 ose 6 gra. Ka profile të ndryshme të grave brenda, ka gra të dënuara për vrasje, për mashtrim dhe shumë rëndë është që ta vendosni aty një profil si zonja Janeva në mesin e personave të tillë, por ne e kryejmë punën tonë, kështu që atë e kemi vendosur në një vend më të mirë”, Rahiq.

Parapraku i juaj ka dhënë dorëheqje pasi që ka pasur një rrahje mes ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski me të burgosur tjerë. A mundeni ju ta garantoni sigurinë e të gjithë të paraburgosurve dhe të burgosurve?

“Zotëri Kotevski përpara mu në mënyrë korrekte e ka kryer punën e tij. Mendoj se ajo është një përzierje e rrethanave, të mos them kurdisje klasike, që një pjesë e atyre që kanë marrë pjesë në rrahje të dalin jashtë”, thotë drejtori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button