RMV, për gjashtë muaj 70 persona kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni

70 qytetarë kanë humbur jetën në rrugën e Maqedonisë së Veriut, në aksidentet e trafikut, këto janë numrat për gjashtëmujorin e parë të viti 2019-të. Në vitin 2018-të, sipas të dhënave të SPB Shkup, numri i përgjithshëm i viktimave në aksidente ka qenë 118-të, njofton Portalb.mk.

Për forumin për aktivizëm qytetar, viti 2019-të është viti më i zi i rrugëve dhe janë të nevojshme ndryshimet urgjente sistematike.

“Vetëm për shembull për krahasim, në gjashtë muajt e parë të vitit 2019-të ka rritje të numrit të aksidenteve për 20% në krahasim me vitin 2018-të, ndërkaq në krahasim me vitin 2017-të, për 25%”, sqarojnë nga Forumi për Aktivizëm Qytetar.

Prej atje theksojnë se ekzistojnë vetëm përkushtime deklarative, por është intensiteti i aktiviteteve dhe reformat, apo ndryshimet sistematike dhe thelbësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button