Komunat e Shkupit mund të mësojnë nga disa “komuna të vogla provinciale” (2)

Komunat që publikojnë informacione mbi prokurimin publik në faqet e tyre në internet në përputhje me rekomandimet e fundit të Qeverisë mund të numërohen në gishta. Më të ngathëtat për sa i përket transparencës që kërkohet në prokurim, duket se janë komunat në Shkup, ku qytetarët dhe kompanitë ka më shumë të ngjarë të informohen kur ka koncert të Paul van Dyke ose një interpretues i folklorit sesa të kuptojnë se për çfarë shpenzohen paratë publike dhe kush i fiton tenderët komunalë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ky është vetëm një nga konstatimet me të cilat Meta.mk erdhi dhe i botojmë në tre pjesë, duke i hulumtuar nëse ministritë, organet e administratës shtetërore dhe komunat i përmbahen rekomandimeve të qeverisë nga seanca e 16 korrikut të këtij viti, që detyron të gjitha organet e administratës shtetërore dhe u ka sugjeruar komunave që brenda 30 ditësh të publikojnë në faqet e tyre në internet lidhjet me planet vjetore të prokurimit publik, njoftimet për kontratat, informatat për kontratat e lidhura dhe njoftimet për kontratë të realizuar për vitin 2019 dna, duke shkarkuar automatikisht të dhënat nga Sistemi Elektronik i Prokurimit Publik (SEPP) si dhe këtë punë ta bëjnë vazhdimisht, pasi këto dokumente publikohen në Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik (SEPP).

Megjithëse i kanë buxhetet më të mëdha dhe kanë me staf më të mirë, komunat në Shkup nuk janë dridhen shumë-e-shumë në lidhje me rekomandimet e fundit të qeverisë pasi shumica e tyre nuk kanë bërë ndonjë ndryshim në faqet e tyre për të rritur transparencën në prokurimet publike.

Analiza e faqeve në internet të 80 bashkive në vend tregoi se shumica e tyre nuk i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje, që disa prej tyre nuk kanë faqe të internetit, por që ekzistojnë disa komuna të vogla që i plotësojnë të gjitha rekomandimet e dhëna në drejtim të informimit për tenderët publik, megjithëse kanë “telashe” me fondet krahasuar me komunat në Shkup.

Më poshtë po paraqesim gjetjet e sondazhit për secilën komunë sipas rendit alfabetik:

Në ueb-faqen e Komunës Aerodrom ka tab për prokurime publike i cili nuk funksionon, përkatësiht nuk janë publikuar as tenderët dhe as kontratat, nuk ka asnjë lidhje me Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik (SEPP), ndërsa plani vjetor i fundit i publikuar i prokurimeve është për vitin 2015.

Komuna e Haraçinës ka tab të shpalljeve në faqen e saj të internetit ku shpallja e fundit dhe e vetme është dokumentacioni i tenderit për ndërtimin e ndërtesës komunale nga shkurti i vitit 2018. Sajti nuk ka plan  vjetor të prokurimit, as një lidhje me SEPP.

Komuna e Berovës ka tab funksional të prokurimeve publike në faqen e saj të internetit ku publikohen rregullisht tenderët dhe thirrjet publike, si dhe kontratat e dhëna, por nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimit.

Komuna Bogdanci ka tab të veçantë të prokurimit publik, ku lidhjet me SEPP publikohen rregullisht për tenderët e shpallur dhe ka të publikuar planin vjetor të prokurimit publik, si dhe ndryshimet në planin e vitit 2019.

Komuna e Manastirit ka tab të veçantë për planet vjetore të prokurimit publik, si dhe tab të veçantë me lidhje aktive me SEPP, përkatësisht me thirrjet dhe tenderët dhe kontratat e lidhura.

Komuna e Bogovinës ka publikuar në faqen e saj të internetit plan  vjetor të prokurimit publik, ndryshime dhe plotësime në planin vjetor të prokurimit publik, informacione për njoftimet dhe tenderët e kontratave, si dhe për kontratat e lidhura.

 Komuna e Bosilovës ka tab të veçantë të prokurimit publik në tabin e-komunës me lidhje me SEPP dhe shpjegohet se nga janari 2010, Byroja e Prokurimit Publik ka integruar sistemet ekzistuese të prokurimit publik në një sistem dhe se të gjitha reklamat dhe dokumentacioni i nevojshëm publikohet atje.

“Në ueb-faqen e Komunës së Bosilovës do të publikohen informacione për prokurimin publik dhe lidhje për sistemin e Byrosë së Prokurimit Publik nga ku mund të shkarkoni dokumentacionin e nevojshëm”, ka thënë komuna, por informacionet dhe lidhjet për shkarkimin e dokumentacionit nuk janë botuar.

Komuna nuk publikon plane vjetore të prokurimit publik.

Në faqen e internetit të Komunës Bërvenicë ka tab e veçantë e prokurimit publik ku është publikuar plani vjetor i prokurimit publik për vitin 2018, si dhe kontratat e nënshkruara pas tenderëve të shpallur vitin e kaluar, gjë që tregon pasaktësi në publikimin e të dhënave. Në faqe nuk ka asnjë lidhje me SEPP.

Komuna Butel ka tab në faqen e saj të internetit me mundësi për të zgjedhur vitin, por nuk ka publikuar asnjë tender për vitin 2019 ose plan vjetor të prokurimit publik. Sajti nuk ka asnjë lidhje me SEPP.

 Komuna Vallandovë në faqen interneti ka tab për financave ku ka një pjesë të prokurimeve publike dhe lidhje aktive për tenderët e publikuar përmes SEPP. Por me sa duket faqja nuk azhurnohet pasi lidhjet më të fundit janë për tenderët e vitit 2018. Faqja nuk ka publikuar plan vjetor të prokurimit publik.

Uebsajti i komunës së Vasilevës nuk funksionon fare.

Në faqen e Komunës Vevçani ka tab për prokurime publike, por nuk ka njoftime për shpallje të tenderëve, as nga kontratat e lidhura, as për planin vjetor të prokurimit të publikuar.

Komuna Veles aktualisht është duke e regulluar ueb-faqen e re.

Në faqen e  Komunës Vrapçisht nuk ka pjesë të veçantë të prokurimit, plani vjetor i prokurimit nuk është publikuar, si dhe nuk ka lidhje me SEPP.

Komuna e Vinicës në faqen të prokurimit publik në faqen e saj të internetit ka tab për prokurime publike që nuk funksionon ose nuk hapet, tenderët dhe kontratat nuk publikohen, dhe as nuk ka lidhje për SEPP.

Uebfaqja e  Komunës Gazi Baba ka tabe të ndara për planet e prokurimeve publike dhe për thirrjet e publikuara. Por, plani vjetor i fundit i shpallur i prokurimit është për vitin 2018. Sajti nuk ka lidhje me SEPP dhe nuk publikon kontratat e nënshkruara pas prokurimeve publike të shpallura.

 Komuna e Gjevgjelisë ka tab të veçantë të prokurimit publik në faqen e saj të internetit ku publikohen ofertat dhe thirrjet, si dhe planin vjetor të prokurimit publik. Nuk mund të gjendet asnjë kontratë, si dhe lidhja me SEPP.

Në ueb-faqen e Komunës Gjorçe Petrov ka tab të veçantë për prokurimin publik, ku publikohen planet vjetore të prokurimeve publike për 2017 dhe 2018, por jo për vitin 2019. Në faqe nuk janë publikuar tenderët e shpallur, por ka lidhje me SEPP.

Komuna Гостивар nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk ka lidhje me SEPP dhe s’ka të publikuar asnjë tender dhe plan vjetor për prokurimin publik.

Në faqen e internetit të komunës Gradsko, në pjesën e dokumenteve, ka një shpallje vjetore për prokurimin publik, por nuk ka tab të veçantë të prokurimit publik ose lidhje me SEPP.

Qyteti i Shkupit ka tab në faqen e internetit për qasje në SEPP, por nuk mund të gjendet asplan  i prokurimit publik për vitin 2019, si dhe tenderët dhe kontratat e shpallura.

Komuna Dibër në faqen e saj të internetit ka lidhje me SEPP, ka tab për planin e prokurimit publik që nuk funksionon dhe tenderët dhe kontratat nuk publikohen.

Në ueb-faqen e komunës Debarca ka lidhje me SEPP, disa thirrje për propozime publikohen nën buletinin e shpalljeve, por nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimeve.

Komuna Dellçevë në faqen e saj të internetit ka tab të prokurimit publik ku shpallen tenderët dhe kontratat e nënshkruara pas shpalljes së prokurimeve. Sajti gjithashtu ka lidhje me SEPP, por plani vjetor i prokurimit nuk mund të gjendet.

Në faqen e internetit të Komunës Demir Kapi nuk ka asnjë tab të veçantë të prokurimit, nuk ka lidhje me SEPP, nuk janë publikuar tenderë dhe kontrata, dhe nuk ka plan vjetor të prokurimeve publike.

Komuna Dojran ka tab të prokurimit publik në pjesën e financave, por tenderët e fundit janë nga viti 2018. NBë sajti nuk ka të publikuar plan vjetor të prokurimit, ndërsa ka një lidhje me SEPP.

Në ueb-faqen e komunës Demir Hisar ka tab të veçantë për prokurime publike, ku tenderët publikohen rregullisht. Ekzistojnë edhe tabe me kontrata, por asnjë kontratë nuk është shpallur. Sajti nuk ka lidhje me SEPP dhenuk ka plan vjetor të prokurimeve.

Komuna Dollneni nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk është publikuar asnjë tender dhe planet vjetore të prokurimit, nuk ka asnjë lidhje me SEPP dhe asnjë kontratë nuk është publikuar pas tenderëve të shpallur.

Uebsajti i komunës Zhelinë nuk funksionon.

Komuna Zelenikovë nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk është publikuar asnjë tender dhe planet vjetore të prokurimit publik, nuk ka lidhje me SEPP dhe asnjë kontratë nuk është publikuar pas tenderëve të shpallur.

Në faqen e komunës Zrnovci ka tab e veçantë për prokurimet publike ku publikohen rregullisht tenderët dhe kontratat. Në sajt nuk mund të gjendet lidhje me SEPP dhe planin vjetor të prokurimit publik, si dhe ndryshimet në plan.

Komuna Ilinden ka tab të veçantë të prokurimit publik në faqen e saj të internetit që njofton plan vjetor të prokurimit publik dhe ka një lidhje me SEPP duke sqaruar se të gjitha detajet e tenderëve dhe kontratave të nënshkruara mund të gjenden atje.

Uebfaqja e komunës Jegunovc nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik, nuk ka të publikuar asnjë tender dhe plane vjetore të prokurimit, nuk ka lidhje për SEPP dhe asnjë kontratë nuk është publikuar pas tenderëve të shpallur.

Komuna Kavadarci ka një nga sajtet më transparente kur bëhet fjalë për prokurimin publik. Në tabe të veçanta në nën-grupe janë publikuar plani vjetor për prokurim publik, tenderët e shpallur dhe kontratat e lidhura.

Komuna Karbinci ka publikuar në faqen e saj në internet në fushën e financave plan  vjetor të prokurimit publik, lidhje aktive me SEPP dhe kontratat e nënshkruara pas prokurimit publik të shpallur.

Uebfaqja e komunës Karposh ka tab të veçantë për dokumentacionin e tenderit, por njoftimet e fundit janë nga viti 2013. Gjithashtu ka tab për planin e prokurimit publik, por njoftimi i fundit është nga viti 2015. Sajti nuk ka lidhje me SEPP e as kontrata të lidhura pas tenderëve të shpallur.

Komuna Kisella Vodë nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk janë publikuar tenderë dhe plane vjetore të prokurimit, nuk ka asnjë lidhje me SEPP dhe asnjë kontratë nuk botohet pas tenderëve të shpallur.

Në faqen e internetit të komunës së Kërçovës nuk ka asnjë tab të veçantë të prokurimeve, nuk janë publikuar tenderë dhe plane vjetore të prokurimit publik, nuk ka lidhje me SEPP dhe asnjë kontratë të lidhur pas tenderëve të shpallur.

në faqen e internetit komunës Konçe nuk ka asnjë tab të veçantë të prokurimit, nuk janë publikuar tenderë dhe plane vjetore të prokurimit, asnjë lidhje me SEPP dhe asnjë kontratë nuk është publikuar pas tenderëve të shpallur.

Komuna Koçani rregullisht në faqen e saj të internetit njofton për të gjithë tenderët e shpallur të prokurimit publik, por nuk mund të gjendet as plan vjetor i prokurimeve as shpallje nga kontratat e lidhura.

Uebfaqja e komunës Kratovë nuk funksionon.

Në faqen e internetit të komunës Kriva Pallankë në tabin e marrëdhënieve me publikun ka një pjesë që përmban lidhje aktive me tenderët e shpallur si dhe me kontratat e lidhura. Sidoqoftë, në sajt nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimeve.

Komuna Krivogashtani në faqen e internetit ka tab të veçantë për prokurime publike ku publikohen rregullisht tenderët dhe thirrjet publike, por aty nuk ka asnjë lidhje me SEPP, dhe nuk ka të dhëna për kontratat e nënshkruara.

Në ueb-faqen e komunës Krushevë ka tab të veçantë për prokurime publik me një lidhje me SEPP me shpjegim se të gjitha informacionet e tenderit janë botuar atje. Komuna gjithashtu ka tab të veçantë për planin e prokurimit publik, por njoftimi i fundit është për vitin 2018.

Komuna e Kumanovës ka nëueb-faqen e saj në pejsën e e-komunës, ka tab të veçantë që përmban lidhje aktive për të gjitha tenderët e publikuar dhe kontratat e lidhura. Por në sajt nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimit publik.

Komuna e Likovës nuk ka faqe të internetit.

Komuna Llozovë ka tabe të veçanta për prokurime publike, plan  të prokurimit publik dhe kontrata të nënshkruara, por funksionon vetëm i pari ku tenderët publikohen rregullisht. Nuk ka plan të prokurimit publik dhe kontrata të nënshkruara.

Komuna Mavrovë dhe Rsotush ka një nga ueb-faqet më pedante midis komunave ku plotësohen të gjitha rekomandimet e transparencës në prokurim, gjegjësisht të gjithë tenderët, të gjitha kontratat, planet e prokurimit publik publikohen rregullisht dhe ka lidhje aktive me SEPP.

Në faqen e internetit të Makedonska kamenicës nën tab marrëdhënie me publikun ka tab i prokurimit publik ku të gjitha tenderët dhe thirrjet publikohen rregullisht, por në sajt nuk ka plan vjetor të prokurimit ose lidhje me SEPP.

Komuna Makedonski Brod ka në ueb faqe e- Prokurime publike ku në nën-kategori publikojnë oferta dhe thirrje publike, plane vjetore të prokurimit publik, por megjithëse ka nënkategori të kontratave, asnjë nuk është publikuar.

Në faqen e internetit të Komunësa Mogilla ka tab i veçantë për prokurimin publik, ku publikohen rregullisht tenderët dhe kontratat e publikuara. Ekziston gjithashtu një lidhje aktive me SEPP, por plan  vjetor i prokurimit nuk mund të gjendet.

Komuna Negotinë ka tab të veçantë për prokurime publike në faqen e internetit e cila rregullisht shpall tenderët e shpallur përmes lidhjeve aktive me SEPP, planet vjetore të prokurimit publik dhe ndryshimet e tyre, por kontratat e lidhura pas tenderëve të shpallur nuk mund të gjenden.

Ueb-faqja e komunës Novaci ka tab të prokurimit publik, por thirrjet e fundit për tender datojnë që në vitin 2016. Në sajt janë publikuar planet vjetore të prokurimit publik, por nuk ka njoftime për kontrata të nënshkruara ose lidhje për SEPP.

Komuna Novo Sello ka tab të veçantë të prokurimit publik në faqen e saj të internetit, por nuk ka njoftime për tenderë, kontrata, plan vjetor të prokurimit publik dhe lidhje me SEPP.

Komuna Ohër është një nga të rrallat që në faqen e internetit i boton në mënyrë të duhur në internet të gjitha prokurimet publike të shpallura dhe të përfunduara me lidhje aktive me SEPP, planin vjetor të prokurimeve publike, si dhe prokurimet me vlerë nën 1,000 euro.

Në ueb-faqen e komunës Petrovec nuk ka tab të veçantë të prokurimit publik, as lidhje me SEPP, nuk ka plane vjetore të prokurimeve publike dhe asnjë kontratë të nënshkruar.

Komuna e Pehçevës në faqen e saj të internetit ka tab të prokurimit publik, por njoftimi i fundit është modifikimi i planit vjetor të prokurimit për vitin 2017. Nuk ka asnjë lidhje me SEPP, nuk ka tender të publikuar dhe asnjë kontratë të lidhur.

Komuna Pllasnicë në faqen e saj të internetit nuk ka tab të prokurimit publik, nuk publikon oferta dhe kontrata të lidhura, nuk ka asnjë lidhje me SEPP dhe nuk publikon plan vjetor të prokurimit publik.

Uebfaqja e komunës Prilep nuk ka tab të veçantë të prokurimit publik ose lidhje me SEPP. Planet vjetore të prokurimit nuk mund të gjenden, dhe nën tabin e bordit të shpalljeve janë kophë-pas-kohe publikohen thirrje dhe kontrata që janë pjesë e projekteve të donatorëve.

Komuna Probishtip nuk në faqen e saj të internetit ka tab të veçantë për prokurimin publik, nuk është publikuar asnjë tender dhe kontratë, nuk ka asnjë lidhje me SEPP dhe planet vjetore të prokurimeve publike nuk mund të gjenden.

Komuna e Radovish nuk ka faqe në internet.

Komuna Rankovce nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, tenderët dhe kontratat nuk janë publikuar, nuk ka asnjë lidhje me SEPP dhe planet vjetore të prokurimit nuk mund të gjenden.

Në ueb-faqen e komunës së Resnjës ka tab e veçantë për prokurime publike ku ka lidhje aktive me SEPP, është publikuar plani vjetor i prokurimit publik, por asnjë kontratë nuk është publikuar.

Komuna Rosoman nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk ka asnjë lidhje me SEPP, është publikuar një tender për blerjen e një traktori, kontratat e lidhura nga tenderët e shpallur nuk janë publikuar dhe nuk ka plan vjetor të prokurimit publik.

Komuna Saraj nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk ka asnjë lidhje me SEPP, disa janë botuar në gjuhën maqedonase dhe disa në shqip, disa nga kontratat e dhëna nuk janë publikuar dhe nuk ka plan vjetor të prokurimit publik.

Në faqen e internetit komunës Sveti Nikoll ka tab prokurimit publik e cila shpall planin vjetor të prokurimit publik për vitin 2019, por tenderët më të fundit janë nga viti 2010. Nuk ka lidhje me SEPP, as informacion mbi kontratat e prokurimit publik.

Komuna Sopishtë nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk ka lidhje me SEPP, nuk është shpallur asnjë kontratë nga tenderët e shpallur dhe nuk ka plan vjetor të prokurimit publik.

Në sajtin e komunës Staro Nagoriçan ka tab të veçantë për prokurimin publik, por nuk ka asnjë shpallje të tenderëve, kontratave dhe plan vjetor të prokurimit publik. Sajti ka lidhje me SEPP.

Komuna e Strugës ka në ueb-faqen e saj tab prokurimit publik që çon drejtpërdrejt në SEPP, por informacionet për tenderët e publikuar, kontratat dhe planin vjetor të prokurimit publik nuk mund të gjenden.

Komuna e Studeniçanit nuk ka faqe të internetit.

Komuna Tearcë në sajtin e vet nuk ka asnjë tab të veçantë të prokurimit publik, asnjë informacion mbi tenderët e publikuar në gjuhën maqedonase, as plan  vjetor të prokurimit dhe asnjë lidhje me SEPP.

Në faqen e komunës e Tetovës nuk ka tab të prokurimeve publike, nuk janë publikuar tenderë, nuk ka informacion në dispozicion për kontratat e lidhura, ose lidhje për SEPP.

Komuna Qendër-Zhupa nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, nuk është publikuar asnjë tender, nuk ka informacion në dispozicion për kontratat e lidhura, ose një lidhje me SEPP.

Komuna Çair nuk ka tab të veçantë për prokurimin publik në faqen e saj të internetit, asnjë tender nuk është publikuar, asnjë informacion nuk është në dispozicion për kontratat e lidhura, as nuk ka lidhje me SEPP.

Në faqen e internetit të komunës Çashkë ka tab e veçantë të prokurimit publik ku është publikuar plani i prokurimit 2019. Sajti ka lidhje me SEPP dhe shpjegim për qytetarët dhe kompanitë si të gjejnë informacionet e duhura për tenderët aktual dhe të kaluar.

Komuna Çeshinovë-Obleshevë në faqen në internet nën tabin e akteve komunale ka një nën-kategori të prokurimeve publike ku publikohet plani vjetor i prokurimit publik dhe publikohen tenderët e shpallur. Informacioni mbi kontratat e lidhura nuk është në dispozicion në faqe dhe nuk ka asnjë lidhje me SEPP.

Në faqen e komunës Çuçer-Sandevë nuk ka asnjë tab të veçantë të prokurimit, nuk janë shpallur tenderë, nuk ka lidhje me SEPP as nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimeve.

Komuna Shtip ka tab të veçantë për prokurime publike dhe nënkategori të ofertuesve të zgjedhur, por as tenderët e publikuar dhe as ofertuesit e përzgjedhur nuk janë të publikuar. Plani i fundit vjetor i prokurimit i publikuar është për vitin 2018 dhe nuk ka asnjë lidhje me SEPP.

Komuna Shuto Orizarë ka tab të veçantë për prokurimin publik ku është shpallur plani i prokurimit për vitin 2019. Sidoqoftë, nuk ka asnjë lidhje me SEPP, asnjë tender të shpallur dhe asnjë kontratë të nënshkruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button