Samsung prezanton ‘mini’ Galaxy S3

JK Shin, kreu i ‘Samsung Mobile Communications’, ka konfirmuar sot se kompania e tij do të lëshojë një verzion 4-inçësh të celularit shumë të preferuar, Galaxy S III. Ky verzion pritet të dalë nesër, 11 Tetor, në Gjermani. Lajmi u bë publik nga Shin në një mbledhje me median Koreane të Mërkurën.

Megjithatë, Shin nuk bëri të ditur shumë detaje rreth këti produkti, por ai ka shtuar se kjo ide lindi pas kërkesave të shumta nga konsumatorët për pajisjet 4-inçëshe në Evropë. Ai ka shtuar se ky verzion nuk do të jetë një pajisje me kufizime. Përkundrazi, kjo pajisje do të ketë të gjithë veçoritë e një celulari të plotë. Kjo do të jetë një pajisje e pazakontë për Android, që përdoret më shumë në pajisjet 4,5-inçësh ose më të mëdha.

“Ne do të lëshojmë një Galaxy S III 4-inçëshe në Gjermani më 11 Tetor,” ka thënë Shin. “Ka pasur një kërkesë shumë të madhe për pajisjet 4-inçëshe në Evropë. Disa mund t’a quajnë atë një pajisje fillestare, por ne e quajmë atë ‘mini’/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button